Lorenc Vangjeli për “pazarin” e Bashës: Reforma Zgjedhore, një sherr mes palësh, por që në fund e fiton gjithmonë Damiani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Lulzim Basha po kërkon sot reformën territorial, ndërkohë që kur mazhoranca i lutej të merrte pjesë ai e bojkotoi.

Për Vangjelin, interesante është edhe pjesëmarrja e PD-së së Bashës në reformën zgjedhore, që sipas analistit në thelb është një diskutim që ndodh në çdo prag zgjedhjesh.

Vangjeli shtoi në studio se panorama e Komisionit të Reformës zgjedhorë është ‘e vjetër’ pasi në fund fiton gjithmonë propozimi i Damian Gjiknurit.

“Ka diçka që ka të bëjë me dy komisionet që mori Lulzim Basha. Qofte me Zgjedhoren, ashtu edhe me atë Territoriale. Basha sot po thotë që ka fituar atë që e ka refuzuar tetë vite më parë, atë për të cilën I janë lutur të marrë pejsë dhe i është shmangur.

Ishte e drejta dhe detyra e tij të merrte pjesë siç ishte reforma territorial dhe e refuzoi, e bojkotoi. Pse? Është tjetër histori… Pastaj reforma zgjedhore është komplet tjetër gjë.

Sepse bëhet gjithmonë para zgjedhjeve dhe në kuptimin e fjalorit politik shqiptar, për ta kuptuar reformën zgjedhore shpjegimi është që është diçcka që bëhet ne komision ku bëhet sherr një vit rresht, ku palët bëjnë sikur i nxjerrin sytë njëra-tjetrës, ku grinden për rregullat e lojës dhe në fund fare fiton gjithmonë Damiani.

Të paktën kjo është verifikuar që në kohët që një kujtesë normale mund të shikojë pas” – tha Vangjeli.

Të fundit

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë. Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e...

Netanyahu akuza kryeministrit australian: Je politikan…

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se...

Analiza: Takimet në Shtëpinë e Bardhë, një hap në drejtimin e duhur

Pas samitit të Ukrainës, progresi drejt një marrëveshjeje paqësore është i kufizuar. Por evropianët kanë arritur një qëllim: Me një front të bashkuar, ata...

Lajme të tjera

Web TV