Kosovë/ Zjarri përfshin qendrën tregtare, flakët rrezikonin edhe pikën e karburantit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qendër tregtare është pushtuar nga flakët në Kosovë.

Bëhet me dije nga mediat vendase se zjarrfikësve iu desh të punonin për disa orë rresht për të shuar plotësisht zjarrin që pushtoi qendrën tregtare “Viva Fresh Store” në Ferizaj të Kosovës.

Nga ana tjetër policia ka konfirmuar se si pasojë e flakëve pati dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk u regjistruan të lënduar.

Shkaqet e zjarrit nuk janë zbardhur ende, por një hetim ka nisur menjëherë mbi ngjarjen. Nga sa pohojnë mediat vendase, zjarri ka qenë shumë i madh e ka mbjellë frikë mes banorëve.

Në qytet madje janë dëgjuar edhe disa shpërthime të njëpasnjëshme që dyshohet se mund të kenë ardhur nga bombolat e gazit.

Rreziku më i madh në ato momente ishte se mos zjarri mbërrinte deri në një pikë karburanti, të ndodhur aty pranë.

Përpjekjet e zjarrfikësve u fokusuan pikërisht në këtë zonë, dhe ia dolën të shmangin problemet aty. Në një moment, u kërkua dhe ndihmë urgjente nga pompierët e qyteteve të tjera, por tashmë situata është qetësuar.

Të fundit

Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një...

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Manhatan-it/ 4 të vrarë mes tyre edhe një polic

Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person...

“Vrasës, kthehuni në shtëpi!”/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Një burrë hebre francez u sulmua dhe u nxor nga një stacion benzine në Lainate, pranë Milanos, duke bërtitur "Palestina e lirë". 53-vjeçari u identifikua...

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit....

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë së SHBA hynë në një...

Lajme të tjera

Web TV