Ekzekutimi i ish-policit/ Flet gruaja: E nxorrën në pritë për 2500 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punoi për shumë vite në sistemin e drejtësisë, por drejtësi nuk gjeti. Sot nga një vend i Europës, ku qëndron në azil, shpresa e vetme është Prokuroria e Posaçme SPAK. Kjo është historia e Gentiana Lorencit. Në vitin 2016, asaj ju vra bashkëshorti Dritani, ish-punonjës policie, për interesa të caktuara që lidhen me një konflikt prone të nisur që në vitin 1995.

Mbi bashkëshortin Dritanin u hodh baltë edhe kur ishte gjallë, edhe pas vrasjes së tij, duke e shitur si vrasje për hakmarrje e gjakmarrje, apo edhe vrasje nga familjarët.

“Problemi im nisi në 14 tetor 2011 kur babai im ndiqte një seancë gjyqësore për pronën. Kur sapo përfundoi seanca jashtë gjykatës kishte të shtëna armësh. Bashkëshorti im polic ishte në shërbim. Mori leje vetëm 10 minuta të shoqëronte babain tim me makinë. U gjet në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Kur mbërriti në gjykatë bashkë me dy kolegë pa se kishin plasur armët. Pas 24 orësh për këtë ngjarje më arrestojnë vëllain dhe pas dy javësh arrestuan dhe burrin tim me qëllim që ai të mos ishte më pjesë e policisë. Ata janë shantazhuar që të pranonin vrasjen e Endri Bejtjas. Vëllai dhe burri im as që e njihnin viktimën. Burri dhe vëllai im morën pafajësi në gjykatën e shkallës së parë dhe nga gjykata e Apelit Lezhë.

Prokuroria ishte më shumë e angazhuar për të parë viktima të tjera, sesa të zbardhnin ngjarjes. Unë në gjykatë jam përndjekur nga 2011 deri në dhjetor 2015, derisa nuk u paraqita më në punë dhe në prill të 2016 jam larguar nga Shqipëria. Unë, djali im dhe Dritani përndiqeshim. Në nëntor 2015 Gjykata e Lartë kthen çështjen për rigjykim. Aty ndodhi diçka e dyshimtë. Dritani bënte vizita në Shkodër të shpeshta. Më thoshte jam në disa vizita. Më 2 janar 2016 e vranë. Ishte në Shkodër, më tha “jam në disa vizita, takova dhe tezen time dhe për 10 minuta jam në shtëpi”. Dritanin e nxorën në pritë. E porositën të shkojë vetë. Këta njerëz janë zgjedhur nga kundërshtarët për ta nxjerrë në pritë. U paguan 2 mijë e pesëqind euro. Vrasjen e Dritanit ata e festuan një ditë më parë në shtëpi. Për vrasjen e Dritanit me tha vjehrri i një të afërme. Më tha Dritani ka bërë aksident. Shkova me babain dhe vëllain e gjeta të vdekur./BW

Të fundit

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të...

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit...

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin...

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë...

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë...

Lajme të tjera

Web TV