E rëndë në Himarë/ Gjendet i pajetë një person në shkallët e hotelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 65-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.GJ., nga Lezha është gjetur pa shenja jete në shkallët e një hoteli në Himarë.

Burri është gjetur nga pronarja e hotelit tek shkallët në rrethana ende të pasqaruara, edhe pse sipas Policisë së Shtetit dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Kjo edhe pse tek kufoma nuk janë pikasur shenja dhune, megjithatë po hetohet dhe vetëm ekspertiza mjeko-ligjore do të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV