S’pyesin më ‘lidhje gjaku’, zgjedhin më të lirët/ Mediat belge: Si e pushtoi mafia shqiptare Belgjikën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i policisë belge kundrejt mafies shqiptare të drogës dhe armëve në Belgjikë. Ishte aplikacioni “Sky ECC” ai që i dha një goditje të fortë mafies ndërkombëtare të drogës me qendër Belgjikën.

Organizata kriminale, anëtarët e së cilës vinin kryesisht nga Evropa Lindore dhe jetonin në Bruksel i kishin bazat e saj në rajonin e Antwerp, kryesisht pranë portit. Organizata do të transportonte më tej kokainën që arrinte në kontejnerë në portet e Antwerpen dhe Roterdamit në vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën. Për këtë përdoreshin mjete të ndryshme transporti si automjete me hapësira të fshehura, kompani transporti, avionë mallrash apo privatë, por edhe transport me kontejnerë nëpërmjet porteve të Le Havre dhe Hamburg.

Ky hetim i autoriteteve erdhi pasi “koka” e bandës u arrestua në Spanjë në vitin 2018. Pasi komunikimi i koduar i rrjetit SKY ECC mund të prishej, hetuesit gjetën shumë informacione dhe dosja mori përmasa shumë më të mëdha. Kontaktet u krijuan në disa vende të Amerikës së Jugut, në veçanti në Brazil, Ekuador, Kolumbi, Peru, Bolivi dhe Paraguaj.

Sipas mediave belge për të “punuar”, lidhjet e gjakut, rivaliteti apo klanet nuk kishin më rëndësi. Qëllimi i tyre ishte i thjeshtë: të kushtonin sa më pak dhe të bënin sa më shumë fitime. Sipas hetuesve, të arrestuarit importonin kokainë nga Amerika e Jugut, duke e futur atë nëpër porte të ndryshme evropiane dhe duke organizuar transportin e saj më pas me avionë, varka, kamionë dhe makina. Në këtë mënyrë, ata morën të gjithë zinxhirin e furnizimit, nga origjina në destinacionin përfundimtar. Krahas këtij trafiku droge, në Spanjë dhe në vende të tjera evropiane pastroheshin fitimet nga aktiviteti i paligjshëm.

Të fundit

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Lajme të tjera

Web TV