Edward Gibbon, historiani anglez që shkroi për Skënderbeun: Gjenialiteti i një heroi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shkurtin e vitit 1776 botohet vëllimi i parë i librit “Tkurrjra dhe rënia e Perandorisë Romake” nga Edward Gibbon (1737 – 1794).

Gibbon ishte historian anglez dhe anëtar i Parlamentit. Puna e tij më e rëndësishme, “Historia e tkurrjes dhe rënies së Perandorisë Romake”, në gjashtë vëllime u botua mes viteve 1776 -1788. Libri është i njohur për prozën ironike dhe cilësore, përdorimin e burimeve primare, dhe kritikat e hapura ndaj fesë së institucionalizuar. Gibbon ishte ai që krijoi shprehjen mbi Shqipërinë si “një tokë që shihet nga brigjet e Italisë, dhe njihet më pak sesa brendësitë e Amerikës”.

Në vëllimin VI të librit te tij, Gibbon i kushton rreth 10 faqe Gjergj Kastriotit – Skenderbeu. Gibbon përgëzon Marin Barletin për hollësitë nga jeta e Skënderbeut, por edhe kritikon autorin herë-herë për pasaktësi, për shembull, kur Barleti thotë se Gjergj Kastrioti u muar peng  në moshën 9 vjecare nga Sulltan Muradi, ndërsa këtij i duheshin edhe 9 vjet të bëhej sulltan. Gibbon gjithashtu shprehet i zhgënjyer sesi Barleti nuk sjell thuajse asnjë hollësi rreth Gjon Kastriotit, atit të Skënderbeut. Por edhe Gibbon gabon kur thotë se Skënderbeu vdiq me 1466; viti 1468, i përcaktuar nga Fan Noli, tashmë është pranuar si viti i saktë i vdekjes së heroit. Gibboni i bën gjithashtu një përshkrim karakterit të Skënderbeut: “Sjelljet e tij ishin popullore, por disiplina e tij ishte e rreptë, dhe çdo ves sado i vogël nuk kishte vend në ushtrinë e tij: me shembullin e vet forcoi komandën, dhe nën sjelljen e tij, shqiptarët ishin të pamposhtur sipas medimit të tyre dhe atë të armiqve të tyre”.

Edward Gibbon kritikon edhe kultin e individit; kur fati i një populli lidhet ngushtë me atë të një personi të vetëm, dhe e argumenton këtë me ngjarjet që pasuan pas vdekjes së Skënderbeut; “Shkatërrim i menjëhershëm i vendit të tij mund të kontribuojë për lavdinë e heroit, por, sikur ai t’i kishte peshuar pasojat e dorëzimit dhe të qendresës, një atdhetar ndoshta nuk do ta kishte pranuar garën e pabarabartë e cila do të varej nga jeta dhe gjenialiteti i një njeriu të vetëm” (shqiptarët nuk do të kishin ikur masivisht, dhe vendit nuk do t’i ishin dashur 500 vjet për t’u rimëkëmbur nga goditja hakmarrëse e osmanëve).

Të fundit

Nis në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për çështjen që përfshin Erion Veliajn. Veliaj nuk është i pranishëm personalisht në...

Elvis Roshi paraqitet në SPAK pas akuzave për krim zgjedhor

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është paraqitur në SPAK pasdreken e të hënës. Një muaj më parë, Roshit iu sekuestrua celulari gjatë kontrollit që...

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time!

Ish-boksieri me famë botërore, Oleksandr Usyk i ka bërë ftesë Donald Trumpit për të kaluar një javë në shtëpinë e tij në Ukrainë, për...

Selena Gomez hyn në listën prestigjioze të Forbes, kush janë gratë më të pasura në botë

Selena Gomez ka hyrë për herë të parë në listën vjetore të Forbes për 100 gratë më të pasura në SHBA që e kanë...

9 qershor1967/ Lufta Gjashtëditore e Izraelit dhe marrja e Lartësive të Golanit

Në qershor 1967, shpërtheu një nga konfliktet më të shkurtra dhe vendimtare në historinë moderne të Lindjes së Mesme: Lufta Gjashtëditore, e cila përfshiu...

Lajme të tjera

Web TV