Grida Duma vlerëson vendimin e Kushtetueses për Metën: Një lloj fitoreje! E kam mbështetur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta e ka cilësuar një lloj fitoreje.

Duma tha se vendimi është lajm i mirë, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së partisë në pushtet. “Është një lloj fitore më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese nuk shkon në konform në thirrjet politike për presidentin. Është lajm i mirë. Ishte krijuar përshtypja që do të ndodhte. Pikërisht për këtë arsye sepse pritshmëria ishte ngritur. Për mua është lajm i mirë që tregon se nuk i përgjigjet kësaj thirrje të partisë në pushtet”, tha Duma.

Nënkryertarja e PD, në studion e ABC tha se Meta ka dalë nga roli i presidentit dhe në situata të caktuara e ka mbështetur. Pavarësisht se Meta ka ndryshuar qëndrimin e tij për PD-në ajo nuk e ka ndryshuar, duke theksuar se kreu i shtetit nuk mund të shkarkohej.

“Si president unë besoj se duhet ta ruajë etikën të mos përfshirjet në çështjen e partive. Le të themi që në kushtet në të cilat është Shqipëria ka pasur momente që e kam mbrojtur presidentin, sepse monopartia kërkonin që edhe Presidenca kërkua në këtë situatë shumë specifike që të bënte kontrollin dhe balancën. Ka pasur momente që ka dalë dhe ka bërë rol të fortë politik. Në atë momente kam thënë po, sepse ishte momenti. Sot nuk ka të njëjtin qëndrim ndaj PD por unë skam ndryshuar qëndrim. Atëherë kam thënë po se po e bën këtë për shkak të mungesës së kontrollit dhe balancës”, theksoi Duma.

Të fundit

Vjosa Osmani publikon letrën e plotë që i dërgoi Donald Trump (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të...

Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët!/ Ja procedura

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa...

Lefter Koka lë qelinë, ish-ministri i Mjedisit merr 8 orë leje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç...

“Po ke këllqe merru me këta zogj ku***”/ Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj Altin Dumanit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Apelit mbi çështjen e...

Do lidhë Siçilinë me Kalabrinë, jepet miratimi për ndërtimin e urës më të gjatë në botë

Në Itali do të ndërtohet ura më e gjatë në botë. Projekti ka marrë më në fund “dritën jeshile”, pas shumë diskutimeve. Ura do...

Lajme të tjera

Web TV