Goditja ndaj bandave kriminale/ Arrestime masive në Meksikë, vihen në pranga bosët e drogës dhe pastrimit të parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Mexico City, 905 të huaj të 60 kombësive të ndryshme janë arrestuar në këtë mandat gjashtëvjeçar, të akuzuar për kryerjen e krimeve të ligjit të zakonshëm. 58 për qind e tyre janë kolumbianë dhe venezuelas, të cilët janë vënë në dispozicion të Ministrisë Publike kryesisht për trafik droge. 

Pas Ekuadorit shqiptarët kanë tentuar edhe vendet e tjera të Amerikës Latine për të kryer trafik droge, kryesisht kokainë. Një nga këto vende është edhe Meksika e cila njihet për kartelet e saj në prodhimin dhe trafikimin e kokainës. Në një operacion të ndërmarrë nga policia meksikane janë vendosur në pranga shtetas të kombësive të ndryshme, ku midis tyre është arrestuar edhe një shqiptar.

Sipas një raporti nga Prokurori i Përgjithshëm i Mexico City nga dhjetori 2018 deri në janar të këtij viti janë ndaluar 905 persona me kombësi të huaj të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale kryesisht në trafikun e kokainës.

Midis meksikanëve, kolumbianëve dhe personave me shtetësi të tjera është vendosur në pranga edhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Një nga bandat që është çmontuar gjatë këtij operacioni është edhe ajo që vepron në Mexico City e cila u themelua nga kolumbianët dhe metoda e saj është vendosja e borxheve personave të ndryshëm duke përdorur dhunë dhe kërcënime, shkruajnë mediat meksikane.

Në listën e kombësive me më shumë arrestime në kryeqytetin e vendit, vijnë salvadoranët dhe peruanët. Në këtë mandat gjashtëvjeçar, 15 peruanë u kapën për trafik droge dhe tetë për grabitje.

Sa i përket salvadorasve , 15 u vendosën në pranga për trafik droge, katër për grabitje të kalimtarëve, tre për grabitje të bizneseve dhe dy për vjedhje të makinave. Gjithashtu, goditje ka pasur edhe ndaj grupeve të pastrimit të parave dhe rrëmbimit të fëmijëve.

Të fundit

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e aksionit të IMT-së në bregdetin e Vlorë, ku fadromat shihen duke shembur një pallat...

Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për efektivët e Policisë të cilët mbajnë me nder të veshur uniformën blu dhe...

Lajme të tjera

Web TV