Balluku në Komisionin Hetimor: Pyetjet janë politike! Të mos fillojmë me metafora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po raporton në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Ajo është shprehur se pyetjet që po i bëhen janë politike.

Bushati: Nga shpjegoni se çfarë lloj kontratash janë ato të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.
Balluku: Ju e dini, ministria e Infrastrukturës e mori këtë detyrë pas 2018 për të ndjekur këtë detyrë. Unë e kam marrë këtë detyrë pas 2019.
Bushati: Ju do e kalonit këto procedura, psh për Elbasanin? Do e kalonit sot një procedurë të tillë?
Balluku: Pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj se pritet nga unë një përgjigje. Kështu që nuk do jap një përgjigje. Pasi nuk kërkoni mendimin tim.
Bushati: Në momentin e marrjes së përgjegjësisë si kontraktor dhe kalimit të përgjegjësisë te ju, a është bërë një audit për këto kontrata?
Balluku: Sipas ligjeve në fuqi kontratat, si dhe kontratat e tjera koncensionare janë bërë edhe audite financiare dhe audite përputhshmërie që janë në dispozicionin tuaj. pasi Ministria e Infrastrukturës ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka referuar dorëzimin e asnjë dokumenti.
Bushati: Në kuadër të auditimeve, është dhe auditimi që bëhet nga KLSH. Janë kryer auditime. Çfarë masash janë marrë në lidhje me rekomandimet e KLSH?
Balluku: Cilat rekomandime i referoheni? Auditet e KLSH vlen gjetje të përcaktuara. Cilës i referoheni. Pasi është audit i 2019-ës/ I jeni referuar edhe draft-raportit të 2021,dhe ato nuk janë materiale të përfunduara.
Bushati: Po fokusohemi te përzgjedhja e supervorozit?
Balluku: Më bëhet qejfi që e përmend faktin se si janë zgjedhur supervizorët. Supervizori është zgjedhur me propozim të koncensioniarit duke sjellë 3 kompani të ndryshme. I janë dorëzuar autoritetit kontraktor, për të bërë përzgjedhjen e 3 kompanive. Kështu është bërë përzgjedhja.
Bushati: Kemi 3 incenratorë ku pronari është i njëjti. kemi një supervizor për të 3 koncesionet. Mos është krijuar familjaritet i serume?
Balluku: Në dijeninë time nuk më rezulton që të 3 koncesionet janë me të njëjtin person juridik. Përzgjedhje është bërë në kohë të ndryshëm. Nëse supervoziri ka qenë më i miri, është bazuar në kontratë. Në këtë moment jeni duke atakuar kontratën. Në disa raste kërkoni kontratën dhe në disa raste të tjera e godisni atë.
Bushati: Mendoj se kemi të bëjmë me konflikt interesi në rastin më të mirë. Dhe sa i takon asaj që thatë; ‘përqasje selektive për kontratën’, kjo nuk është e vërtetë.
Balluku: Ju mendoni gabim çfarë unë mendoj zoti Bushati. Ju nuk mundet që të mendoni se çfarë mendoj unë. Nuk kemi shkelje të ligjit. Koncensionarët, dhe ai i SGS apo i Rapiscanit, supervizorin e paguajnë vetë koncensionarin. Këtu nuk keni zbuluar rrotën në këto monumente. Ju nuk mund të shprehni mendimin tim. Se di nëse ky komisioni Hetimor nuk e di nëse merret me metafora letrare, edhe pse unë jam e mirë në letërsi.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV