Ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit/ Ish-oficerit të RENEA-s i rrezikohet jeta: Dikush më përndjek, kontrolloj makinën çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-oficeri të repartit RENEA i rrezikohet jeta dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga ish-kolegët e tij. “TCH” ka mësuar se 44-vjeçari Besnik Toska ka denoncuar në polici faktin se ai ndiqet nga një person çdo ditë. Ish-oficeri ka dyshime se ky kërcënim mund të ketë lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, në janar të vitit 2020 në Rrëshen. Asokohe ish-oficeri ka qenë i shoqëruar në drejtorinë vendore të Tiranës për t’ju nënshtruar me vullnetin e tij ekspertizës së ADN.

Mbas ADN së përftuar prej meje u konfirmua se ajo nuk përputhej me ADN e gjetur në vendngjarje dhe për këtë shkak u përjashtova nga hetimi dhe nuk jam më i dyshuar për këte ngjarje.

Por duke ditur se Kastriot Reçi u ekzekutuar me snajper u shtuan dyshimet se autori mund të jetë profesionist i armëve të këtij kalibri dhe këtu nuk u përjashtuan as oficerë dhe ish oficerë të RENEA-s që iu nënshtruan ekspertizave. Mes këtyre oficerëve të RENEA-s ka qenë dhe 44-vjeçari nga Puka i cili ka një karrierë 16-vjeçare në polici. Në denoncimin e tij ai ka deklaruar se personi që e ndjek i ka kontrolluar garazhin e makinës, ndërsa ishte i maskuar me një kapelë të zezë dhe që u shmangej kamerave duke mbajtur një çadër. Pas kësaj ish-oficeri ka treguar se nuk hipën më në makinë pa e kontrolluar paraprakisht atë.

Arsyeja pse po bëj kallëzim’, shton ish speciali ‘është se e kuptoj si një sinjal indirekt dhe të rrezikshëm për familjen.

Besnik Toska është larguar me dëshirë nga policia në dhjetor të vitit 2017. Ndërkohë sipas RENEA-s në lidhje me vrasjen e Reçit ai nuk është pjesë e të dyshuarve pasi ADN-ja nuk përkon me atë që është gjetur. Ka dyshime se personi që e përndjek ish-oficerin e bënë këtë gjë për shkak të operacioneve ku Toska ka marrë pjesë.

Të fundit

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja...

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Lajme të tjera

Web TV