Pro rusët futen në veprim në Mal të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat pro-serbe të Frontit Demokratik kanë dalur rrugëve të Malit të Zi duke i bllokuar ato dhe duke kënduar emrin e Vladimir Putinit.

Analisti malazez, Ljubomir Filipovic, i cili paralajmëroi edhe protestat nga forcat pro ruse dhe vendet ku do të bllokohen rrugët gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur se protestuesit kanë thirrur këngë që lavdërojnë autokratin rus Vladimir Putin.

“Mbylljet e rrugëve të organizuara nga Fronti Demokratik pro-Rus janë parë në të gjithë Malin e Zi. Flamujt rusë dhe serbë kudo, turmat duke kënduar këngë duke lavdëruar Putinin.”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Forcat pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi kanë mbajtur protesta tash e një kohë prej që ka rënë qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, falë mocionit të nisur nga lideri i partisë URA, Dritan Abazovic.

Rusia ka nisur agresionit kundër shtetit të Ukrainës sot, në një lëvizje që është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Pjesë e reagimeve ishte edhe shteti i Malit të Zi. /Gazeta Express/

Të fundit

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon...

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e...

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e me radhë, nuk kanë gjetur...

Lirimi i hapësirave publike, nesër Rama do të jetë në Durrës

Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar...

“Nuk është e vërtetë!” Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është...

Lajme të tjera

Web TV