“Opozita fitoi për inceneratorët, por edhe mazhoranca nuk humbi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Komisioni hetimor parlamentar, i ngritur për çështjen e tre inceneratorëve përfundoi hetimet. Politikisht kush doli më i fituar, PD zyrtare që ngriti një kauzë dhe mori vëmendjen apo mazhoranca e cila këmbëngul se “doli e fituar sepse u tha të vërtetën shqiptarëve”?

E drejtë dhe me vend pyetja juaj, sepse komisionet hetimore tek ne, në historikun e tyre më shumë i kanë shërbyer arenës dhe situatës së momentit politikë se thelbit të çështjes për të cilin ngrihet komisioni hetimor. Dhe ky jo se ishte shumë larg komisioneve të tjerë të ngritur i ngjashëm, por duhet theksuar që ky komision kishte diçka të nxehtë, sepse një ish-ministër është aktualisht i arrestuar, e këtu opozita me të drejtë shfrytëzoi nga ana politike për ta goditur politikisht qeverine. Unë mendoj që opozita fitoi, sepse opinioni publik ka përthithur që për çeshtjen e inceratorëve ka një afer korruptive. Le të themi që kjo ishte një “fitore” e opozitës.

Ka një traditë gati të pathyeshme që komisionet hetimore asnjëherë nuk kanë dalë me rezultate konkrete që ndikojnë në çështjet e veçanta për të cilat janë ngritur. A është edhe ky rasti që edhe gjetjet të përfundojnë ashtu si në rastet e mëparshme, pa asnjë ndikim?

E thashë dhe më sipër tek pyetja e parë që më bëtë, komisionet i shërbejnë interesave momentale politikës se vet drejtësisë, ky është mendimi im. Mendoj që dicka do ngeci në rrjetën e këtij komisioni, nuk është se do dali pa gjë, por jo aq sa pretendon opozita. Po të shohim përtej teatrit politik, maxhoranca do e kaloj këtë situat por jo pa i shkaktuar disa plagë.

Pavarësisht se SPAK ende nuk e ka thënë fjalën e fundit dhe çështja është nën hetim kemi një ish-ministër të arrestuar, por edhe persona të tjerë përfaqësues të mazhorancës që po merren në pyetje dhe hetohen. A ndikon kjo çështje në një lloj lëkundje të qeverisë nëse do kemi të tjera arrestime?

Lexo edhe :  Turizmi në Shqipëri: Midis dëshirës, impenjimit dhe realitetit..

Padiskutim, nëse do kemi arrestime të tjera, do jetë një goditje tepër e fortë për maxhorancën. Sepse arrestimet do vinë si faktim i akuzave, dhe opozita këtë po kërkon që të ndodhi, goditjen e qeverisë. Unë mendoj nëse kjo ngjarje do sjelli fakte që ka implikime të zyrtareve, do e trondisi maxhorancën ku pak a shumë jemi 1 vit para zgjedhjeve lokale, situata ekonomike është jo e mirë dhe qytetarët kur dëgjojnë implikimin e zyrtarëve në afera korruptive në këto shuma kaq të mëdha parash, normal që jep ndikim. Por gjithsesi duhet të presim, e të shohim rrjedhjen e situatës si do shkojë.

Aktualisht kemi një konflikt ushtarak siç është ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë. A rrezikohet që nëse lufta vijon, që të preket edhe Ballkani Përëndimor dhe rrjedhimisht edhe Shqipëria?

Unë uroj që dhe situata tashmë në gjëndje lufte në Ukrainë të zgjidhet, dhe jo të agravojë më shumë. Dihet që Rusia ka ndikim në ballkan, sidomos tek Serbët, kemi dëgjuar edhe deklarata nga zyrtarët e Rusisë ku mundohen ta lidhin situatën atje pak me Kosovën. Ne jemi anëtarë Nato-s, dhe jemi padiskutim në krahun e aleancës, çdo vendim të merret bashkarisht. Mendojë edhe pse Serbia mbështet veprimin e Rusisë, për ne nuk përbën problem dhe nuk shoh asnjë rrezik.  Ajo që është për tu parë vërtet është vetëm a do cënohet “Open Balkan” nga kjo situatë. Por unë nuk shoh konflikte në ballkan.

Cfarë mbeti nga paradokset e një komisioni për mbetjet?

 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV