Komisioni Hetimor nuk është debat televiziv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi 

Komisioni hetimor parlamentar, i ngritur për çështjen e tre inceneratorëve përfundoi hetimet. Politikisht kush doli më i fituar, PD zyrtare që ngriti një kauzë dhe mori vëmendjen apo mazhoranca e cila këmbëngul se “doli e fituar sepse u tha të vërtetën shqiptarëve”?

Problemi që duhet shtruar në rastin e një hetimi për korrupsion nuk ka vlerë nëse i shërben interest politik të një partie politike apo një tjetre. Ai që është më i interesuar për pëtë çështje është qytetari, pasi në rast të një abuzimi është pikërisht ai të cilit i kanë future duart në xhep dhe e kanë vjedhur. Në këtë kuadër pyetja do të kish vlerë se sa i ka shërbyer qytetarit të thjeshtë puna e këtij Komisioni Parlamentar. Dhe në gjykimin tim ,mund të thuhet pak pasi ajo çfarë u shpërfaq në ekranet televizive ishte që deputetët më së shumti ishin të orientuar tek interesat politike të partive që përfaqësojnë sesa tek vetë objekti i hetimit. Realisht ajo vëmendje e madhe që tregonte dhe interesimin e opinionit public për një aferë që ka mbajtur pezull akuzat politike për një kohë të gjatë, nuk gjetën atë pritshmëri nga ajo çfarë paraqiti komisioni hetimor. Madje përkundrazi, ato ishin në shumë raste zhgënjyese. Së pari që nga kultura e dialogut çka tregon dhe nivelin e ulët si professional ashtu edhe politik të përfaqësuesve të Kuvendit. Më së tepërmi dialogu i ngjante një debati televiziv ku pak ka interes për produktin por për shoë-un. Është i papranueshëm ky nivel ku deputetë anëtarë të komisionit të bëjnë jo vetëm pyetje të logjikës nën mesatare, por dhe të marrin kaq kohë të panatyrshme për performancë personale. Në një komision pyetjet i drejtohen dëshmitarëve pikërisht për plotësuar pazëllin e çështjes dhe sqarimin e pikëpyetjeve obi vendime të caktuara që kanë marrë zyrtarët. Vetëm kaq duhet të jetë shfaqja e marrjes në pyetje, pasi konkluzionet bëhenë më pas në punimet e vetë komidionit hetimor. Në vend të kësaj në pamë deputetë që pas çdo përgjigje që jepnin dëshmitarët, nisnin një retorikë të pafund se si e mendonin ata këtë çështje. Asesi nuk mund të hash kohë të vlefshme e pa produktivitet për të dhënë oratori me opinionet e tua. Opinionet jepen në fund të punës së Komisionit Parlamentar kur hartohet dhe dokumenti final sipas objektit të hetimit.

Ka një traditë gati të pathyeshme që komisionet hetimore asnjëherë nuk kanë dalë me rezultate konkrete që ndikojnë në çështjet e veçanta për të cilat janë ngritur. A është edhe ky rasti që edhe gjetjet të përfundojnë ashtu si në rastet e mëparshme, pa asnjë ndikim?

Dështimi i punës së komisioneve hetimore parlamentare vjen pikërisht se në bazë të aktivitetit të deputetëve anëtarë vihet në krye të listës interesi politik i partisë ku aderojnë sesa vetë objekti përse është thirrur komisioni. Për fat të keq ende nuk ka evoluim në këtë çështej që tregon dhe nivelin e ulët të klasës politike në vend. Por në këtë rast ka edhe diçka tjetër. Shpesh është shprehur se ndërsa Prokuroria apo SPAK kanë hapur një process penal, është një mbivendosje jo e vlefshme që të grihet një komision hetimor parlamentar me të njëjtin object hetimi. Kuptohet që komisioni hetimor është një vendim politik, por që këtu fillon dyshimi se interesat politike ndërsa do disponohen dokumente që përbëjnë object hetimi dhe për prokurorinë, mund të cojë që çështja të sabotohet pikërisht kur këto interesa politikë mbivalojnë. Jo pak raste ka patur që puna në komisione hetimore ka bërë të pavlefshme dhe provat që mudn të shërbenin për ndjekjen ligjore të tyre. Shmebujt nuk mungojnë kur nga kjo lloj praktike janë hedhur në erë shumë hetime që ka nisur të kruhen nga prokuroria.

Ca më keq pastaj që vetë puna e Komisioneve hetimore parlamentare ka rezultuar në dështim. Ende nuk kemi një rast të vetëm që një komision parlamentar të ketë dalë me një vendim të njësuar nga të gjitha palët. Mbivalenca poolitike ka bërë që të mos ketë një qëndrim dhe madje në parlament janë relatuar dy qëndime të ndryshme në dokumenta të ndryshëm. Qëndimi i anëtarëve ka qenë më së tepërmi partiak dhe kjo ka bërë Kuvendit të mos i përcillet një material në unison, çka ka bërë që aprovohet ai qëndrim të cilit i lëverdis atij që ka forcën e votive.

Lexo edhe :  “A bën Ramushi punë shtëpie?” Ja si përgjigjet Anita Haradinaj

Pavarësisht se SPAK ende nuk e ka thënë fjalën e fundit dhe çështja është nën hetim kemi një ish-ministër të arrestuar, por edhe persona të tjerë përfaqësues të mazhorancës që po merren në pyetje dhe hetohen. A ndikon kjo çështje në një lloj lëkundje të qeverisë nëse do kemi të tjera arrestime?

Duhet të bëjmë një ndarje tashmë nga spektakli vulgar që japin deputetët në komisionin hetimor nga hetimi që po bën SPAK. Si organ më i specializuar, SPAK ka shansin të dëshmojë jo vetëm profesionalizëm por të krijojë një support të sigurtë të besuaeshmërisë së vet si vitrina e reformës në drejtësi. Tashmë besimi i shkuarjes deri në fund të kësaj çështjeje dhe shpërhapjes së mjegullnajës së krijuar nga politika, i përket seriozitetit me të cilin duhet të kryhet ky hetim. Se si dhe deri ku do të shkojë bisturia e ligjit për këtë çështje këtë ende nuk mund ta dimë. Ajo çfarë ka vlerë është që të bëhet profesionalisht dhe forca e ligjit të ndihet të çdokush që ka abuzuar, pavarësisht rangut që mund të ketë.

Sa për çështjen se sa do të ndikojë kjo në raportet politike kjo nuk ka vlerë. Ndëshkimi i abuzuesve duhet të jetë një shembull që nuk ka kah dhe anë pasi dhe në perceptimin public korrupsioni nuk është io një pale, por fenomen që ka prekur në tërësi klasën politike. Nga ana tjetër është normale që dënimi i figurave të larta mund të sjellë lëkundje qeveritare, por në kushtet aktuale, ato nuk mund të sjellin ato troshitje që mund të përbënin rrezik për krizë qeveritare. Situarta në të cilën ndodhet opozita shqiptare është e tillë që së pari duhet të shërojë plagët e veta, ajo ndodhet në një krizë besueshmërie dhe përcarja e saj është kaq e thellë sa që i duhet kohë për të rikuperuar vetveten. Ndaj dhe elementët e një krize qeveritare që mund të sillnin zgjedhje të parakohshme, asaj nuk do ti interesojnë pasi e paorganizuar dhe e përçarë siç është, vështirë të arrijë një rezulat pozitiv elektoral.

Aktualisht kemi një konflikt ushtarak siç është ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë. A rrezikohet që nëse lufta vijon, që të preket edhe Ballkani Përëndimor dhe rrjedhimisht edhe Shqipëria?

Në një vështrim të përgjithshëm të gjithë do të jemi të ndikuar nga efektet e kësaj lufte, pavarësisht se në cilin rajon jetojmë. Kjo pasi poltika e ngritjes së barrierave nëpërmjet vendosjes së sanksioneve, ndikon jo vetëm ndaj vendit ndaj të cilit drejtojen këto masa. Efektet janë të përgjithshme nëse kemi parasysh që jetojmë në një treg të lirë e të globalizuar. Kjo së pari në rritjen e çmimeve tek secili qytetar, qoftë evropian, ballkanik apo më tej. Por dhe si rajon gadishulli i Ballkanit, sidomos pjesa lindore e tij me Rumaninë e Bullgarinë, janë afër zonës së nxehtë të luftës dhe natyrshëm që prekemi nga këto zhvillime. Sidoqftë ajo çfarë ka vlerë në këto moment është pozicionimi i shteteve në raport me konfliktin në Ukrainë dhe ne na intereson se do të jetë dhe pozionimi i vendeve fqinjë me ne. Nëse Shqipëria është shprehur qartë dhe haptazi në unision me BE dhe NATO që dënojnë agresionin e Rusisë, qëndrimi i Serbisë duket se orientohet ndryshe duke mos e dënuar këtë ndërhyrje ushtarake. Këto zhvillime natyrisht që duhen ndjekur me kujdes dhe përbëjnë dhe sfidat e të ardhmes në zhvillimet që do të ketë.

 

Të fundit

Çfarë mund të bëjë modeli i ri i Inteligjencës Artificiale?

OpenAI ka prezantuar një version të ri – me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si...

Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i “Zogut”

Nga Eduard Zaloshnja Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë...

“Tirana kryeqyteti digjital i Europës”/ Veliaj pret CEO-n e AADF: Dy projekte të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim CEO-n e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau...

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli shuan zërat njëherë e mirë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe më të kërkuar në treg. Këngëtari...

Mourinho gati për aventurën e re, ja ku do ta shohim trajnerin portugez vitin e ardhshëm

Jose Mourinho nuk do të qëndrojë shumë kohë pa një ekip. Tekniku portugez që u pushua nga Roma para pak muajsh sipas informacioneve të...

Lajme të tjera

Web TV