Viktor Hygo, shkrimtari i vuajtjes njerëzore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I lindur më 26 shkurt 1802

I konsideruar si nderi i letërsisë franceze ka arritur majat e saj 

Nga Leonard Veizi

Krijimtaria e tij është e jashtëzakonshme. Një mori titujsh, romane, tregime dhe vëllime poetik. Janë të paktën 80 tituj, 22 prej të cilave iu botuan pas vdekjes…

…Mund të cilësohet edhe si shkrimtari i vuajtjes njerëzore. Ndoshta sepse ai ka sjellë në jetë Kozetën, Farninën, Gavroshin, Kuazimondon, Guimpleni, Zhan Valzhanin, madje dhe Zhaverin. Por fëmijët e tij nuk janë vetëm këta. Mjafton të përmendim “Të mjerët” dhe ai e ka kryer misionin e tij ndaj letërsisë. Nëse do t’i shtohet “Njeriu që qesh” dhe “Katedralja e Parisit”, pa dyshim Viktor Hygo barazohet me idhujt më të mëdhenj të letërsisë botërore.

Në fakt , ai është i tillë…

Personazhet e gdhendura nga ai kanë qenë burim frymëzimi për shumë regjisorë. Me librat e tij janë bërë ekranizime të shumta kinemaje e televizioni. Dhe për më tepër janë interpretuar nga aktorët më në zë të kohëve. Në vitin 1956 për publikun erdhi “Notre-Dame de Paris” një bashkëprodhim italo-frances, ku aktorja elegante italiane Xhina Lolobrigida si Esmeralda luante përkrah të famshmit amerikan Anthoni Kuin i cili kishte rolin e Kuazimodos. Po në vitit 1956 “Les Misérables” vjen me të famshmin Zhan Gaben që interpretonte rolin e Zhan Valzhanit. Ndërsa në ekranizimin kinematografik të vitit 1982, peshën e Zhan Valzhanit do ta mbante një aktor klasi si Lino Venturo.

Dhe kaq, se nuk mund t’i përmendim të gjithë sa kanë interpretuar mbi personazhet e tij, për t’i dhënë dhe vet shkrimtarit një tjetër dimension

Poet e prozator i shquar Viktor Hygo lindi në Bezanson të Francës më 26 shkurt 1802. Vdiq në Paris, në moshën 83 vjeçare, më 22 maj 1885.

Jetëshkrimet e tij të shumta thonë se ishte vetëm 20 vjeç kur nën influencën e shkollës klasike do të botonte “Odet” që ishte dhe libri i tij i parë. Ndërkohë në letërsinë franceze kishte filluar të përhapej romantizmi, ndaj Hygo mbështetur në të botoi pjesën e dyte të “Odet”. Gjatë viteve 1831 dhe 1841 shkroi shumë vepra të cilat ndikuan në rritjen e reputacionit.

Romani i parë i plotë dhe pa dyshim i suksesshëm i shkrimtarit konsiderohet “Katedralja e Parisit” e botur në vitin 1831

Në publikimet e tija poetike e lirike, Hygo ka të përfshira rreth 50 mije vargje

Por nga dora e Viktor Hygoit kanë dalë edhe të paktën 4,000 vizatime. Në fillim, vetëm një hobi i rastit, vizatimi u bë më i rëndësishëm për të.

Në moshën 39 vjeçare pranohet si pjesëtar i akademisë franceze.

Për një periudhë dhjetë vjeçare, – mes viteve 1841-1851 – Viktor Hygo do të shkruante shumë më pak dhe do të merrem më shumë me politike. Fillimisht ishte përkrahës i monarkisë së Lui Filipit. Më pas mbështet Lui Napoleonin si president. Nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme. Gjatë kësaj kohë shkroi romanin “Te mjerët” e cila e bëri të njohur edhe jashtë Francës. Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm.

Lexo edhe :  557 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, përkujtimi për heroin nis me “gjamën e burrave”

Nga ana tjetër, Hygo luftoi gjatë gjithë jetës së tij për heqjen e dënimit me vdekje si shkrimtar dhe anëtar i Parlamentit. “Dita e fundit e të dënuarve me vdekje”, botuar në vitin 1829, analizon vuajtjet që përjeton një person duke pritur ekzekutimin.

Viktor Hygo njihet shunë dhe për fjalimin e jashtëzakonshëm që ai mbajti në varrimin e shkrimtarit tjetër brilant të Francës, Honore de Balzak:

Njeriu që tani po kallim në varr është një nga ata që e përcjell pikëllimi i mbarë botës… Emri i Balzakut, zotërinj do të përfshihet në gjurmën e ndritur që epoka jonë do të lërë ndër shekuj…. Vdekja e tij e bëri helm e vrer Francën… Ju të gjithë që jeni mbledhur këtu do ta keni zili… Varre si ky janë një provë e pavdekësisë…”

Këto do të ishin disa nga fjalitë që ai tha në atë ceremoni të përmortshme.

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.

Hygo u vlerësua në radhe të parë si poet. Por edhe këtu theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme.

Hygo ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të romantizmit në Francë, nga proza​​e tij te poezia dhe shfaqjet e tij. Si e tillë, veprat e tij përqafuan kryesisht idealet romantike të individualizmit, emocioneve të forta dhe një përqendrim te personazhet dhe veprimet heroike. Këto ideale mund të shihen në shumë prej veprave të tij, përfshirë disa nga veprat e tij më të dukshme. Emocioni i spastruar është një shenjë dalluese e romaneve të Hygo, me gjuhë që i bie lexuesit në ndjenjat e forta të karaktereve pasionante, të ndërlikuara.

Në kritikat e shumta shkruar rreth krijimtarisë së tij vihet në dukje fakti se në disa raste, në romanet, zëri narrativ i shkrimtarit shkon në detaje të jashtëzakonshme rreth ideve ose vendeve specifike, me një gjuhë intensivisht përshkruese. Më vonë në karrierën e tij, Hygo u bë i shquar për përqendrimin e tij në temat e drejtësisë dhe vuajtjes.

Shkrimet e tij arritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën.

Ky ishte Viktor Hygo, një shkrimtar i jashtëzakonshëm, i cili vazhdon të lexohet nga brezat.

Ishte një pneumoni të cilën ai e mori pas pjesëmarrjes në një sfilatë e cila u zhvillua për nder të tij. Kjo gjë do t’i sillte vdekjen. Por ishte aq i famshëm në të gjallë sa që arkivoli me trupin e tij u vendos për 10 ditë me radhë nën “Harkun e Triumfit” në Paris. Mendohet se kanë qenë më shumë se një milion njerëz të cilët bënë homazhe e i dhanë lamtumirën shkrimtarit të madh.Në Panteon, ai është varrosur në të njëjtën parcelë me Aleksandër Duma dhe Emil Zola. Për nder të tij u emërua një nga stacionet e metrosë në Paris. Shumica e qyteteve kryesore franceze kanë një rrugë me emrin e tij. Një nga krateret në planetin Mërkur gjithashtu mban emrin “Hygo”.

Të fundit

“E kanë kafen si lëng gështenjash”, Rama: Gjermania është bërë e vështirë për emigrantët

Dhurata dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ata kanë një agroturizëm...

Familja Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë roli do të marrë secili anëtar

Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron, e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën pas inaugurimit të Donald...

A mund të konsumohet kivi bashkë me lëkurë? Zbuloni të vërtetën

Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta me një lëkurë plot qime dhe tul të athët në të ëmbël dhe jeshil...

Monedhat e huaja të gjitha në rënie, euro më ‘e brishta’

Ditën e sotme, 18 janar 2025, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.5...

Parashqevi Simaku nën kujdesin mjekësor pas krizave nervore, pranon trajtimin në New York

Artistja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku, pas dy javësh të vështira të kaluara në një spital psikiatrik në Nju Jork, ka pranuar të marrë...

Lajme të tjera

Web TV