“Isha e ndrojtur dhe e tërhequr”/ Bora Zemani flet për eksperiencën e saj si velinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Fiks Fare” ishte kryefjala e diskutimit mbrëmë në “Ëndërrtjerrësit”. Gjatë puntatës së djeshme u fol për rrugëtimin e “Fiks Fare” që në fillimet e transmetimit.

Për këtë arsye, të ftuar ishin të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e programit satiro-investigativ, nëpërmjet moderimit apo gazetarisë së terrenit.

Por kujtojmë se edhe velinat kanë qenë pjesë e rëndësishme e emisionit, të cilat e kanë patur këtë eksperiencë si një derë të hapur për mundësi të mëdha në televizion.

Një ndër to ka qenë edhe moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani. E pyetur lidhur me pikënisjen e këtij rrugëtimi, ajo u shpreh se e vlerëson shumë këtë eksperiencë si një trampolinë për suksesin e saj, edhe pse nuk e gjente veten në rolin e velinës.“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kisha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion”, ka rrëfyer ajo.

 

Të fundit

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

Lajme të tjera

Web TV