Një garë për dy fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli*

Është fatkeqësi për Shqipërinë që nga zgjedhje në zgjedhje shkojmë me të njëjtat forca politike te vjetëruara dhe të njëjtët politikanë, ideologjia e së cilëve ka qënë dhe mbetet pragmatizmi i pastër, dhe qëllimi real i marrjes së pushtetit ka qënë dhe mbetet kryesisht përfitimi personal. Nën rrethana të tilla dhe në “pamundësi” për të ndryshuar fatin tonë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mjaftohemi me partitë që kemi edhe këtë herë.

48 orë na ndajnë nga votimet për zgjedhjet e pjesshme vendore. Zgjedhje që do të jenë njëkohësisht edhe indikatori kryesor për vijimësinë e zgjedhjeve lokale të 2023. Javën e ardhshme do të kemi një panoramë të qartë se cila forcë politike ka hedhur hapa drejt progresit, e cila ka hedhur hapa drejt regresit, dhe jo vetëm.

Në Partinë Demokratike, 6 Marsi nuk është thjesht një garë për 6 bashkitë, por edhe gara e fundit për liderin definitiv të saj. Garë kjo, që nëse do të jetë e vërtetë dhe pa manipulime, do të nxjerrë në dritë nëpërmjet votës, se cilin ka vendosur shumica dërrmuese e demokratëve t’i udhëheqë. Pas kësaj, çdo debat, sulm apo justifikim nuk ka më asnjë efekt.

Por fitorja brenda Partisë Demokratike është sa e rëndësishme për demokratët aq dhe e pavlerë. E rëndësishme sepse do udhëhiqen nga i zgjedhuri i tyre dhe dilemat do të zhduken, e pavlerë sepse legjitimiteti final i kryetarit të partisë nuk mund të vlejë më shumë se sa fitorja në zgjedhjet e pjesshme lokale pas 3 vitesh defiçiti të theksuar të pushtetit lokal.

Me përfundimin e zgjedhjeve nuk ka më kthim pas. Nëse z.Berisha, apo z.Basha, apo të dy bashkë nuk arrijnë përsëri të fitojnë përballë Partisë Socialiste, njëri pas 30 vitesh e tjetri pas 17 vitesh në politikë, të ndjekur vazhdimisht kush nga skandalet e kush nga disfatat, duhet të largohen përgjithmonë nga arena politike.

Lexo edhe :  Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Në të kundërt, Shqipëria do të shndërrohet në një vend monopartiak, me një superfuqi socialiste në krye të vendit, një shoqatë demokratike përballë saj dhe një popull të dorëzuar para realitetit.

 

Posaçërisht për Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Paraqitje pozitive në Kupën e Botës për Ski, Lara Colturi renditet e 11-ta në Austri

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi bën një paraqitje pozitive, në ditën e parë të garimit në Semmering të...

Izraeli shkatërron spitalin e fundit funksional të Gazës, OBSH ngre alarmin

Spitali i fundit funksional në veri të Gazës është shpallur jashtë shërbimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pas një sulmi ushtarak të ushtrisë...

Harmonia tek Inter, Calhanoglu: Asllani do të jetë pasuesi im në mesfushë, e kam si vëlla

Harmonia në shtëpinë e Interit është një nga pikat më të forta të kampionëve të Italisë. Marrëdhënia mes Kristjan Asllanit dhe Hakan Calhanoglu është mjaft...

Faqet qeveritare italiane sulmohen kibernetikisht, hakerat pro-rus pranojnë autorsinë

Hackerat pro-rusë sulmuan këtë të shtunë dhjetëra faqe të institucioneve shtetërore në Itali, përfshirë websiten e Ministrisë së Jashtme dhe dy aeroporteve të Milanos. Grupi...

Më e lumtur se kurrë, Parashqevia kërcen me filxhan mbi kokë nën tingujt e muzikës

Biznesmeni Elton Ilirjani ka shpërndarë një video të veçantë të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila duket më e lumtur se kurrë.   Në video, nën tingujt...

Lajme të tjera

Web TV