“Do valëvis flamurin turk në Londër”/ Miliarderi turk shumë pranë blerjes së Chelseas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi turk, Muhsin Bayrak, ka bërë sot një deklaratë të bujshme teksa pretendon se është pranë finalizimit të marrëveshjes për blerjen e Chelsea. Klubi londinez është në shitje pasi Abramovich ka vendosur të heqë dorë nga gjithë pronat që ka në Angli për shkak të sanksioneve me të cilat mund të përballet si pasojë e luftës në Ukrainë.

Miliarderi amerikan Tod Boehli dhe zvicerani Hansjorg Vys shiheshin si të më të favorizuarit në garë për të blerë klubin që përflitet se vlerësohet 3 miliard paund. Por tani Bayrak ka bërë të ditur se është gati “të valëvitë flamurin turk së shpejti në Londër”.

“Ne po negociojmë detajet e blerjes së Chelsea me avokatët e Abramovich”, tha ai për “Yeni Safak” në vendlindjen e tij. “Jemi në fazën e negociatave për firmat. Së shpejti di të valëvitim flamurin turk në Londër”, premtoi biznesmeni i cili i përket një prej familjeve më të njohura në Turqi.

“Ne e kemi bërë ofertën tonë. Për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës në botë, për shkak se ata e shohin Turqinë si një vend i sigurt, ata duan të marrin maksimumin nga paratë e tyre në Turqi. Po planifikojmë që shpejt të hedhim firmat”, deklaroi miliarderi.

Ai është në krye të bordit drejtues të AB Holding, një kompani me investime në kriptomonedha, konstruksion, turizëm dhe sektorë të energjisë. Ajo operon kryesisht në Stamboll, por raportohet se ka pika të kësaj kompanie që veprojnë edhe në Itali, Greqi dhe Spanjë, ndërsa ka investime edhe në Londër, me një kapital që arrin 8 miliard paund.

“Avokatët tanë dhe avokatët e Abramovich kanë qenë në kontakt që në ditën e parë kur Çelsi doli në proces shitjeje. Faza e negociatave është në fund dhe ne po planifikojmë të firmosim shumë shpejt. Kjo shitje është shumë e rëndësishme edhe për Turqinë”, theksoi Bayrak.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV