Procesi në Durrës/ Voton kandidati i PD Luan Hoti: I ftoj qytetarët të dalin të votojnë si njerëz të lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë në Durrës, Luan Hoti ka votuar rreth orës 08:00 në Qendrën e Votimit në Universitetint “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku procesi ka nisur normalisht.

Hoti tha se mesazhi i tij është vetëm për qytetarët. “I ftoj të dalin të votojnë. Të votojnë si njerëz të lirë, për familjet e tyre, fëmijët e tyre, të votojnë për t’i dhënë fund marrjes peng të Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit”.

262 019 mijë zgjedhës janë thirrur në total për të votuar, 4008 për herë të parë. Janë 3386 votues më shumë se më 25 prill. Po kështu janë 337 QV dhe
4 ZAZ

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se kamionët e ushtrisë nën masa sigurie kanë transportuar kutitë dhe fletët e votimit për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë që në brendësi të 4 KZAZ-vë më herët u vendosën edhe monitorët dhe logjistika tjetër e nevojshme për mbarëvajtjen dhe transparencën e procesit zgjedhor.
Bashkia Durrës ka 4 KZAZ:
-KZAZ nr.21 te Pallati i Sportit
-KZAZ nr.22 te shkolla 9-vjeçare “Marie Kaçulini”
-KZAZ nr.23 te shkolla “Jan Kukuzeli”
-KZAZ nr.24 te shkolla e mesme “Leonik Tomeo”

Të fundit

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Zjarret në Ballkan, mijëra hektarë tokë në flakë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit "BG Alert". Deri tani...

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë floriri. Kjo shtatore u vendos...

PD bllokon mandatet në shtator? Çollaku jep paralajmërimin

Kreshnik Çollaku thotë se Partia është në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Në një demokraci normale, ata që...

Lajme të tjera

Web TV