Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të trishtë mëngjesin e sotëm, ku është ndarë nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Vllaznisë dhe Partizanit.

Bëhet fjalë për Zija Hallumi i cili humbi jetën në moshën 85 vjeçare. I njohur për golat e tij dhe buzëqeshjen që iu jepte tifozëve në vitet 1950-60, Halluni është ndër emrat që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

I dalë nga moshat e shkodranëve, në vitet e para të karrierës Halluni ishte pjesë e Vllaznisë, ndërsa gjatë shërbimit ushtarak nga 1956-1958 ka qenë pjesë e Partizanit. Pas këtyre viteve, sulmuesi u bashkua sërish me Vllazninë në vendlindje, deri në vitin 1963, ku spikati me lojën dhe golat e tij.

Të fundit

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Lajme të tjera

Web TV