Njerëzit me ngjyrë në not janë në disavantazh për arsye fiziologjike. Ata kanë një densitet kockor më të lartë se popullatat e tjera dhe një përqindje më të ulët të indit dhjamor: prandaj ato notojnë më me vështirësi.
Përveç kësaj, ata kanë një përqindje më të lartë të fibrave muskulore “të shpejta”, ato të predispozuara për përpjekje të shpejta dhe intensive, ideale për të vrapuar 100 metra në 10 sekonda ose për të “dërrmuar” topin në kosh. Nga ana tjetër, në not, gara më e shkurtër, 50 metra, zgjat më shumë se njëzet sekonda.
Jo të gjithë njerëzit me ngjyrë janë njësoj. Rezultatet olimpike tregojnë se kenianët dhe etiopianët, për shembull, janë shumë të predispozuar ndaj përpjekjeve afatmesme. Por në vendet e tyre nuk ka shumë pishina dhe për këtë arsye janë të pakta mundësitë për të përzgjedhur dhe nxjerrë një “klasë” të madhe notarësh, nga e cila më pas mund të dilte kampioni.
Sa për amerikanët me ngjyrë duke qenë se sporti shpesh konsiderohet si një rrugëdalje, qoftë edhe ekonomikisht, nga gjendja e inferioritetit shoqëror, ata zakonisht vendosin disiplina “të pasura” përpara notit, si boksi, basketbolli apo futbolli.