Kryeministri Rama udhëton drejt Dubait, vizitë në panairin botëror që bën bashkë 190 shtete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Dubai. Burime bëjnë me dije për Panorama.al se kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara një ditë më parë ku do të marrë pjesë në panairin “Expo Dubai 2020”.

Në orën 16:30 të pasdites së sotme kryeministri do të mbajë edhe një fjalim që do të transmetohet në faqen e tij zyrtare, ndërkohë që gjatë ditës pritet të takohet me disa pjesëmarrës nga shtete të ndryshme në këtë panair.

Çfarë është panairi “Expo Dubai 2020”

Ai është një panair botëror, që mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë periudhës 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022.

Panairi do të mirëpresë 190 shtete pjesëmarrëse, si edhe miliona vizitorë nga e gjithë bota me synimin dhe qëllimin e nxitjes e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimit të kulturave, mundësive të biznesit dhe investimeve.

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV