Rama për çmimet: Jemi në luftë, ka dhimbje dhe duhet të durojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për energjinë. Në një koment në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë thekson edhe njëherë se jemi në situatë lufte dhe se duhet të kemi kurajo për ta përballuar.

Kryeministri shprehet se Shqipëria nuk e prodhon ende dot të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet. Sipas tij gjasat janë që çmimet të vazhdojnë të jenë marramendëse, por nënvizon se ata janë të vendosur për të mbrojtur konsumatorin.

E plotë:

Shqipëria nuk e prodhon ende dot të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet.

⚡️Prodhimi ynë varet nga reshjet e shiut e të borës, të cilat për vitin e tretë rresht janë shumë më të ulëta se sa deri tri vite më parë!

⚡️Thatësira çon deri në pikën që thuajse gjysma e nevojave për energji të mbulohet nga importi, ndërkohë që prej disa muajsh bota ka hyrë në një krizë energjitike. Tanimë edhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për megavat vazhdon të rritet çmendurisht, orë e çast, nga 52 euro vjet në 550 euro aktualisht!

⚡️Gjasat janë që rritja marramendëse të vazhdojë dhe parashikimet shkojnë deri në çmendurinë totale të 1000 eurove për megavat orë!

⚡️Qysh me shfaqjen e shenjave të krizës energjitike disa muaj më parë, qeveria ka paralajmëruar kohë të vështira përpara dhe ka vendosur një mburojë financiare për familjet dhe biznesin e vogël.

⚡️Sot Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë; aktualisht çmimi i importit për kilovat ka shkuar 61 lek, ndërkohë që familjarët vijojnë ta paguajnë kilovatin njësoj si përherë, 9.5 lek!

⚡️Të gjithë këtë diferencë të frikshme ekonomikisht e mbulon krejtësisht shteti, përtej 45 milionë USD që shkojnë çdo vit nga buxheti i shtetit për kompensimin e 2.5 lekëve për kilovat për çdo familje në nevojë.

Lexo edhe :  Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet sot në SPAK, 'mobilizon' militantët në protestë!

⚡️Kostoja tejet e lartë e kësaj mburoje unikale rritet përditë dhe ne do të vazhdojmë ta financojmë sa të mundemi.

⚡️POR të gjithë duhet të vetëdijësohen se tanimë tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës, e cila nuk sjell kurrë të mira, po vetëm dhimbje.

Këtë luftë nuk e ka zgjedhur Shqipëria dhe ne shqiptarët as nuk e ndalim dot, as nuk shmangim dot. Duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Të bashkuar jo të ndarë??

Të fundit

“Bumi” i kriptomonedhave/ Civici: Kjo vjen nga mbështetja e Donald Trump

Pas Donald Trump, edhe zonja e parë Melani ka lançuar kriptomonedhën e saj rivale me emrin e saj. Valuta...

Inaugurimi i Trump/ Familja e presidentit mbërrin në Kishën e Shën Gjonit në Uashington

Familja e Donald Trump ka mbërritur në kishën e Shën Gjonit në Uashington. Siç shihet edhe nga fotot e publikuara të pranishëm janë Ivanka dhe Eric Trump së...

Xumi mbledh banorët, kërkon t’i bashkohen për rrëzimin e nominimit

Pas hapjes së kutisë së Padorës, Egli çoi në nominim veten e saj dhe Xumin. Por mesa duket Xumi nuk është pro këtij nominimi dhe...

Ish-deputetja belge akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Maria Arena, një ish-deputete e Partisë Socialiste të Parlamentit Evropian (PE), është akuzuar për anëtarësim në një organizatë kriminale, ka konfirmuar për Euronews prokurori...

Ka konstatuar SPAK pasuri të politikanëve jashtë Shqipërisë? Ja si përgjigjet Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga gazetarët gjatë takimit informal të sotëm, lidhur me pasuritë e politikanëve jashtë Shqipërisë. Dumani thotë se SPAK ka patur...

Lajme të tjera

Web TV