Ulet lehtë çmimi i naftës/ Si po reagon Shqipëria ndaj krizës përballë vendeve të rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës shënoi të enjten një tendencë të lehtë uljeje, hera e parë kjo që kur nisi rritja që rrekej të shkonte drejt 300 lekëshit për litër nëse qytetarët nuk do të derdheshin në rrugë.

Pas një rritje galopante të çmimit të karburantit gjatë kësaj jave, në disa pika të tregtimit të karburantit në Tiranë, çmimi është ulur me 10 deri në 20 lekë për litër ose 3% më pak se e mërkura.

Sidoqoftë, çmimi mbetet 26% më i lartë se ai i një jave më parë, që ishte 192 lekë. Në fakt, çmimi ka rënë jo pak në bursat ndërkombëtare, ku një fuçi blihet me 113 dollarë nga 130 të tilla që kushtonte një ditë më parë.

E jo pak ndikim thuhet të ketë hapur edhe deklarata e OPEC-it se do të rrisë prodhimin, duke qetësuar tregjet dhe rënien e çmimit në nivelet e para fillimit të luftës në Ukrainë. Por, si ka reaguar qeveria shqiptare për të zbutur efektet e krizës, krahasuar me vendet përreth?!

Mediat fqinje raportojnë se qeveritë e tyre kanë nisur të marrin masa, jo vetëm për të amortizuar kostot në transport, por edhe për të mbrojtur qytetarët nga çmimet e tjera. Ndërsa qeveria shqiptare duhet ende të marrë një vendim të tillë, duke mbetur e fundit në Ballkan që shpall një paketë ndihme për atë që vetë Kryeministri e konsideron një situatë të re lufte.

Maqedonia e Veriut ka vendosur të heqë TVSH-në për produktet bazë ushqimore, ndërsa familjet më të varfra do të trajtohen me kuponë ushqimorë. Te nafta zbatohet një çmim tavan, ndërsa sërish është vendosur për uljen e akcizës dhe TVSH-së, për një paketë që pritet të kushtojë 400 milionë euro.

Lexo edhe :  Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kosova ka nisur të aplikojë gjithashtu një marzhë fitimi prej jo më shumë se 4% për tregtarët me shumicë të hidrokarbureve. Serbia ka vendosur të heqë akcizën e naftës dhe po mbush depozitat e saj për të krijuar rezerva, duke ndaluar njëkohësisht eksportet e lëndëve të para.

Në Greqi, qeveria ka akorduar një fond prej 400 milionë eurosh për familjet e varfra, ndërsa Kroacia po ashtu ka hequr akcizën e karburanteve. Vlerësimi i këtyre qeverive është se nga çmimi i lartë i karburanteve, ekonomia humbet shumë dhe rrezikon kriza. Ndërsa në Shqipëri pritet që me këto çmime, qeveria të arkëtojë 100 milionë dollarë më shumë vetëm nga TVSH-ja e naftës.

Të fundit

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

Lajme të tjera

Web TV