Sulmi shkatërrimtar mbi spitalin e fëmijëve në Ukrainë, dalin pamjet e dhimbshme (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një spital për fëmijë në qytetinport jugor të Mariupolit është shkatërruar plotësisht nga bombardimet ruse, sipas këshillit të qytetit.

“Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal,”-thuhej në deklaratë. Ndërkohë gazetari italian Roberto Saviano ka shpërndarë pamjet e dhimbshme nga pasojat e sulmit rus mbi spitalin e fëmijëve.

 

Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse dhe prej ditësh ka qenë vendi i bombardimeve të forta. Kjo ka lënë mijëra njerëz pa ushqim, ujë dhe energji elektrike.

Kryqi i Kuq e ka përshkruar situatën si “apokaliptike”, ndërsa nënkryetari i bashkisë pretendon se 1200 njerëz janë vrarë në qytet. Disa përpjekje për të evakuuar civilët nga Mariupol kanë dështuar ditët e fundit. Nuk ka asnjë provë që dikush mund të largohej gjatë një armëpushimi të rënë dakord sot.

Të fundit

“Armik!” Endri Shabani i kthen përgjigje Lapajt

Vetëm pak minuta pasi Adriatik Lapaj e sulmoi në rrjetet sociale Endri Shabani ka reaguar me disa vargje në...

Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri...

Lapaj shfryn ndaj Endri Shabanit: Ty dhe dajën tënd do ju gjykojë populli

Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Lajme të tjera

Web TV