Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka lehtësuar masat anti-Covid për udhëtarët që duan të futen në vendin e tyre.
Duke filluar nga sot qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirisht, pa certifikatë vaksinimi apo testi lidhur me Covid.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka lehtësuar masat anticovid për hyrjet në vend. Nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid19.
Për më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.