E përzunë nga protesta se lavdëroi Ramën/ E reja: Qytetarët keqkuptuan fjalimin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot ishte dita e gjashtë e protestës për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit në vendin tonë. Mijëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë për të protestuar për të drejtat e tyre. Ndërkohë, ajo që u vu re ishte fjalimi i një vajze që u ngrit në podium. E reja lavdëroi Ramën, ndërsa pas kësaj qytetarët e përzunë nga protesta.

Fjalimi i të resë në podium:

Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar Ditën e Verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua t’i bëj një kërkesë kryeministrit. Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je.

Por, pasi e reja vuri re reagimin e turmës, i kërkoi reporteres së JOQ që të mund të flasë përmes mikrofonit tonë në mënyrë që t’i kërkojë falje publike qytetarëve, pasi sipas së resë fjalimi i saj është keqkuptuar nga qytetarët.

“I kërkoj falje publike të gjithë publikut, të gjithë protestuesve që ishin këtu. Keqkuptuan fjalimin tim e nuk më lanë që të shprehesha. Ishte “ne nuk të kërkojmë të ikësh” sepse po të iki ai tani do bëhet një kaos i vërtëtë. Ishte fjalia “je i pandalshëm”, por doja të thosha që “ne jemi akoma më të pandalshëm se ju”. Kjo është pjesa tjetër e fjalimit që nuk më lanë të lexoja. Atëherë je i pandalshëm dhe i paprekshëm, ashtu siç jam dhe unë dhe shumë nga ne.

Situatën mund ta shikosh në syrin e një artisti që je. Populli kërkon paqe dhe mirëqenie dhe nuk ka pse të ndalohet asnjëherë. Askush nuk po proteston për luftën që është në Ukrainë, por une e di se sa shumë kapacitet kemi ne si shtet dhe nëse e keqja do mundohej që të na kaplonte ne do ja dilnim përsëri. Jemi kundra luftës mes shteteve e jo më brenda popullit që të ulim njëri-tjetrin. Ti i di shumë shumë mirë dhimbjen e të gjithëve ne. Nuk po jetojmë në një shtet të pasur që kemi mundësinë të bëjmë gjithçka, po jetojmë në një shtet shumë të varfër që kemi mundësinë të bëjmë asgjë, por prapë ja dalim.”-tha e reja për JOQ.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV