Rritja e çmimeve/ Protesta pa ndalje, Rama: Janë turp kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të gjashtën ditë rresht u zhvilluan protesta para kryeministrisë ku qytetarët kërkuan uljen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar protestën si “turp kombëtar”, pasi sipas tij ndërsa në Ukrainë po zhvillohet luftë, pasojat e saj do të ndihen edhe në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestat e qytetarëve për rritjen e naftës dhe ushqimeve si një turp kombëtar. Edhe pse Shqipëria nuk është në luftë, Rama tha se efektet e saj po reflektohen në rritjen e çmimeve. Dhe në këtë kontekst ai e ka cilësuar si turp kombëtar, por pavarësisht këtij mendimi, u detyrua të reagonte duke miratuar “Paketën e rezistencës sociale”. Në paketë përfshihen ulja e taksave për pagat e ulëta, subvensionim me para kesh në masën 3 mijë lek të rinj për pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe me aftësi të kufizuar. Pavarësisht këtyre masave, duket se protestuesit janë të pakënaqur dhe sipas tyre kjo nuk e zbut krizën e thellë ku janë përfshirë familjet shqiptare. Edhe dje mbajtën protestë para kryeministrisë, pavarësisht se nuk ishin në numër si të shtunën ku pjesëmarrja ishte masive. Kryeministri Rama, u shpreh se lufta në Ukrainë ka sjellë pasojat e saj dhe se nuk është Shqipëria ajo që e ndalon këtë luftë, por qeveria do mbështesë qytetarët me paketën e rezistences sociale. “Unë dal dhe them brenda javës do të kemi paketë mbështetëse, këta dalin dhe thonë këtë herë nuk duhet ta lëmë. Këtu ka të bëjë me një kuturisje të turpshme që fyen kombin shqiptar. Shqiptarët nuk janë njerëz kaq të lidhur me zorrët, ndërkohë që atje të tjerët po lënë jetën, ndërkohë që ne jemi vend i NATO-s, nuk e ndalojmë dot këtë luftë. Ne e dimë çdo të thotë të jetosh në diktaturë dhe këtu është minimumi që mund të bëjmë”, tha Rama, duke theksuar se qeveria ka bërë dhe do të bëjë sa më shumë për të mbështetur njerëzit. Ai shtoi se nuk mund të ulen taksat, pasi paratë duhet të dalin për të funksionuar shteti. “Për ata mijëra shqiptarë që janë shumë më tepër se ata që marrin veturat, ka dy rrugë o do t’ju paguajmë ne diferencën e biletës ose do heqim taksën e karburantit për ata që dalin atje. Nga diku do vijnë paratë, se nga i gjen shteti paratë”, tha më tej Rama. kryeministri tha se kjo qeveri është e kundërta e asaj shëmbëlltyre “që përpiqen të pikturojnë me propagandën e shfrenuar kundër fakteve ata që ju rrokanisin kokën gjithë këto vite dhe ca të tjerë që dalin atje që e bëj Shqipërinë për turp”. Ai e lidhi këtë me luftën në Ukrainë, ku populli po lufton për mbijetesë, ndërsa Shqipëria psipas tij proteston për çmimet që rriten. “Për turp proteston që në ditën e para të luftës për pasojat e luftës për çmime. Shkruante një profesor i nderuar, Fatos Tarifa një letër të hapur për mua dhe më qortonte për arrogancë ndaj protestuese. Unë e përsëris ajo protestë është një turp kombëtar, faktet janë aty dhe kujtesa e secilit munda ta konfirmojë. Nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave në këto 8 vite. Në këto vend haje plumbit ballit kur dilje në protestë, por ne i kemi dëgjuar protestat me respekt”, tha Rama. Kryeministri theksoi se qeveria e tij është treguar e vëmendshme ndaj protestave, por sipas tij kjo protestë për pasojat e luftës është e turpshme. “Ne duhet të financojmë nga buxheti i shtetit dhe vendimmarrja që ne kemi marrë qysh përpara se të fillonte lufta, dhe përpara se ta dinin se çfarë mund të ndodhte është që pjesën e rritur të çmimit të energjisë ta kemi nga buxheti i shtetit. Sot fatura vjen njësoj përpara se të kishte krizë. Me 7 lekë/ kë. Llogarinë që mund të bëni sot, merrni faturën e energjisë dhe shikoni se sa del shifra. Asnjë qeveri tjetër nuk po e bën këtë deri tani siç ne nuk kemi rritur çmimin e energjisë, të gjitha qeveritë e tjera kanë rritur çmimin e energjisë direkt. Është çmenduri që pas tërmetit dhe pandemisë, kriza energjetike t’i faturohet qytetarëve, ne nuk mundet dot që t’i çojmë edhe këtë faturë. Gjërat që ndodhin dhëmbin. Nëse çmimi i energjisë do të kishte ardhur me faturën e krizës atëherë nuk do kishte njeri në këtë vend nuk do të donte të dilte në rrugë. Fakti që nuk ka ardhur do të thotë se kemi vendosur mburojë financiare

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV