Berisha: Refuzova ofertën përrallore nga kompania e gazit rus për të mirën e popullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka thënë se ka refuzuar një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër, duke preferuar të nënshkruaj marrëveshjen me TAP-in. Berisha thotë se ndihet krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve. Nga ana tjetër, teksa foli për sitautën në PD ai tha se po punon për bashkimin e partisë.

“Një mirënjohje kam për Clinton. Unë dua t’ju rrëfej se në të gjithë agjendën time 8-vjecare me Uashingtonin dy kanë qenë problemet më madhore, TAPI dhe NATO-ja. Sekretarja Clinton nuk u shpreh hapur të mbështetje të atij projekti, por ajo duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave stafin më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë të çmuar për të vazhduar betejën tonë diplomatike në favor të TAP-it. Kam mirënjohje të pa kufijshme për qeveritarët, ministrat, këshilltarët e mi që punuan në qindra takime me përkushtim të madh derisa më në fund u firmos kontrata. Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in.

Të gjitha këto kanë kërkuar energji dhe përkushtim të madh. Dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. Vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumë më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij. Më erdhi oferta nga Gazprom. Ethet e gazit kanë përfshirë të gjithë Evropën, ajo do të japë një çlirim të madh. Zoti i ka dhënë Shqipërisë një pozicion si asnjë vend tjetër në Ballkan. E kanë dashur shumë këtë pozicion, edhe të huajt. Unë po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD”, tha Berisha.

Të fundit

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në...

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një pije e gazuar apo një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV