Vrau biznesmenin Goro në Himarë, dënohet me 30 vite burgim autori Kliti Leka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Është dënuar me 30 vite burgim, Kliti Leka, personi që në muajin Tetor 2020, ekzekutoi me pistoletë biznesmenin e ndërtimit, Niko Goro.

Vendimi është marë nga gjykata e Vlorë, e cila pranoi kërkesën e prokurorit, Arjan Xhaferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 30 vite burgim Kliti Lekën.
Leka akuzohej nga prokuroria, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Goro, “Plagosjen e rëndë me dashje” në dëm të Eftini Goro, motrës së viktimës dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Leka gjatë procesit të gjykimit ka pranuar akuzën, duke pohuar se ishte ndjerë i mashtruar dhe fyer nga biznesmeni, Niko Goro, për ndarjen e hapësirave të pallatit që viktima kishte ndërtuar në tokën e tij, në Himarë.

Sipas dosjes së gjykatës, Niko Goro, kishte shkuar në supermarketin e motrës së tij për të marrë disa vezë, me qëllim çuarjen e tyre në shtëpinë, ku qëndronte nëna e tyre e sëmurë.
Por sapo ka dalë nga supermarketi, biznesmeni i ndërtimit, Niko Goro, është qëlluar me 6 plumba pistolete, ku 5 predha kanë kapur në trup biznesmenin.
Nikollaq ose Niko Goro, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një plumb në këmbë, ka marrë motra e tij, Eftinia.

Fatmirësisht në rrezen e breshërisë së automatikut, nuk kanë dalë dy punonjëset e supermarketit,të cilat fillimisht kanë menduar se krismat ishin fishekzjarre, por kur kanë dalë jashtë dhe kanë parë një person me kapele dhe armë, dy punonjëset janë futur poshtë sportelit të supermarketit.

Teksa autori i krimit, Kliti Leka, largohej me një automjet të marrë me qira në Tiranë, një nga dëshmitarët në vendngjarje ka bërtitur disa herë “…e vrau, e vrau…”.
Kliti Leka, në ikje e sipër është lokalizuar nga policia e Himarës në plazhin e Livadhit, ku kishte braktisur makinën dhe ishte larguar me vrap në drejtim të godinave të një ish-reparti Ushtarak, ku dhe u arrestua më pas nga policia e Vlorës.

Të fundit

“Bisha”, “Seriali”…Ja disa nga pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit kriminal

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me...

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen...

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare...

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi...

Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe...

Lajme të tjera

Web TV