Teo, mbrojtësi që shigjeton portën, “betohet” për besnikëri ndaj Milanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Falë paraqitjes së Florencit dhe fitores së skuadrës, mungesa e tij ndaj Empolit nuk u vu re. Sidoqoftë, Teo Hernandez e shleu skualifikimin dhe të shtunën ndaj Kaljarit do të jetë përsëri mes titullarëve. Ndërkohë, francezi ka dhënë një intervistë për bashkëkombësit e “L’Equipe”.

Si ndiheni te Milanit?

Erdha në klubin e duhur, në kohën e duhur. Na pret një e ardhme e ndritur si skuadër dhe së bashku mund ta ringjallim Milanin. Njerëzit përreth janë gjithashtu të mrekullueshëm. Prandaj e zgjata kontratën deri në vitin 2026. Te Milani ka gjithçka për të jetuar mirë. Tani duhet të fitojmë titullin. Kjo është ajo që na duhet për ta rikthyer Milanin aty ku i takon, pra në majë.

Cila është skema më e pëlqyer prej jush?

3-5-2 është moduli më i mirë për cilësitë e mia. Mund të sulmoj më shumë, e kam të gjithë korsinë përpara dhe mund të zbres më shpesh. Dhe, gjithashtu e di që jam i mbuluar nga pas kur avancoj. Është ndryshe kur luan me katër mbrojtës, pasi jam më pak i lirë nga pikëpamja ofensive.

Si do ta përshkruanit mënyrën tuaj të lojës?

Më shumë se një “mbrojtës”, unë jam për një “pjesë” sulmuese e ekipit. Mendoj se jam një mbrojtës modern që pëlqen të marrë pjesë në lojë, të ndjekë aksionin dhe të shënojë. Kjo përfshin rreziqe, por në ekip e dimë këtë. Kam fizikun për ta bërë këtë punë, pavarësisht se ndonjëherë është e vështirë. Para dhe mbrapa e përfundoj duke përshkuar rreth 10 kilometra.

Synoni që të jeni një ditë kapiteni i Milanit?

Jam i treti ose i katërti nga hierarkia. Përpara meje janë Romanjoli, Kesi, Kalabria dhe Kjaer. Por mes lëndimeve dhe COVID-it arrita ta mbaja shiritin në krah për tri ndeshje. Në moshën 24- vjeçare është e mrekullueshme të jesh kapiten i Milanit! Ishte hera e parë në karrierën time me shirit. Edhe në ekipet e të rinjve nuk kisha qenë kurrë kapiten. Ju siguroj se është një përvojë unike.

Lexo edhe :  Igli Tare bën gati 3 blerjet e reja për Milanin

Çfarë raporti keni me Paolo Maldinin?

Nëse firmosa për Milanin, ishte kryesisht falë tij. Isha shumë afër nënshkrimit për Bajern Leverkusenin, por ai ktheu gjithçka kur erdhi për të më takuar në Ibiza. Folëm për futbollin, menjëherë ndjeva se Milani ishte vendi i duhur. Ai më tha shumë gjëra të mira për lojën dhe përparimin tim. Për rolin tim dhe për Milanin nuk ka një pikë referimi më të mirë.

Trajneri Pioli çfarë këshillash ju jep?

Kam ADN-në e një sulmuesi në trupin e një mbrojtësi. Te Milani jam përmirësuar para portës dhe meritat i ka Pioli sepse mes nesh pati menjëherë afrimitet. Edhe në kombëtare, Deshamps më thotë të shtyj, por më thotë edhe të mos harroj të mbroj.

Si është raporti juaj me Ibrën dhe Zhirunë?

Zhiru është djalë i mirë. Po bën gjëra të jashtëzakonshme e nëse jemi ende në garë për titullin ai ka disa merita jo të vogla. Është shumë bujar e luftarak dhe në skuadër të gjithë e kemi si shembull. Ibra është djali i keq, por në mënyrën e duhur. Jashtë fushe është një mik i mirë që do gjithmonë të na ndihmojë. Kur ai flet të gjithë rrimë urtë dhe e dëgjojmë.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV