Forcat e Sigurisë, Thaçi: Është koha të pajisen me armatim modern

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka parakaluar par atyre sot në 12 vjetorin e Pavarësisë. Ai më pas ka mbajtur fjalim para ushtarëve. Thaçi  u shpreh se tani FSK-ja është në etapën e rritjes e konsolidimit dhe se do të pajiset me armatim modern.

Për të ardhur deri në këtë ditë, që Kosova të ketë ushtrinë e vet, është dashur shumë mund, vullnet, unitet i brendshëm dhe partneritet me ndërkombëtarët, para së gjithash dhe mbi të gjitha me SHBA-në”, u shpreh Thaçi.

Presidenti tha se ushtria e Kosovës ka përbërje etnike e gjinore, ashtu siç e kërkon Kushtetuta.

Përbërja e saj etnike dhe gjinore tregon zbatimin e standardeve kushtetuese dhe ligjore”.

Thaçi tha gjithashtu se pas nisjes së transformimit të FSK-së përmes ndryshimeve ligjore një vit më parë, ushtria tash do të forcohet.

Tashmë në etapën e dytë, ushtria e Kosovës synon objektiva të reja drejt konsolidimit dhe forcimit të mëtutjeshme. Kuadro drejtuese, rritjen e Rekrutëve të rinj, trajnimi dhe forcimi logjistik pajisje më moderne të mundshme”, është u shpreh Presidenti.

Ai tej ka thënë se Kosova do të kujdeset për stabilitetin rajonal, e se në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

Kosova do të jetë prodhues i paqes, faktor i stabilitetit të rajon, bashkëpunëtor i NATO-s dhe në të ardhmen e afërt do të bëhemi pjesë e NATO-s”, ka thënë ai.

Thaçi thotë se bartja e uniformës është privilegj, e ushtarëve u ka treguar edhe njëherë se çfarë ndjesie ka pasur nën uniformën e UÇK-së.

Më shumë se 20-vjet më parë edhe unë isha në uniformë. Bartja e saj ka qenë nderi im më i madh në jetën time. Unë çdo ditë jam krenar me ju, ndonëse misioni juaj është tjetër, por kurrë mos harroni se ju jeni pasardhësit e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt. Ju jeni nderi dhe krenaria jonë e përbashkët”, ka thënë Thaçi.

Të fundit

“Më mori në telefon babai i Suel Çelës…”/ Klodiana Lala rrëfen bisedën e tensionuar

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë...

1943 – Vdekja misterioze e gjeneralit Władysław Sikorski në Gjibraltar

Më 4 korrik 1943, një avion ushtarak B-24 Liberator i Forcës Ajrore Aleate u rrëzua në ujërat e Gjibraltarit pak çaste pas ngritjes, duke...

Arrestimi i 13 doganierëve grekë në Qafë Botë/ Pala e Greqisë me personel të kufizuar

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës sot vijon normalisht kalimi i njerëzve dhe automjeteve private, ndërkohë është pezulluar kalimi i automjeteve të...

Analiza/ Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe...

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të...

Lajme të tjera

Web TV