Ermal Meta: Një jetë vetëm është e pamundur, gjithë lumturinë tonë e ruajnë të tjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Una cosa più grande” titullohet kënga që shënon rikthimin e Ermal Metës. Pjesa, në bashkëpunim me Giuliano Sangiorgi, është një nga risitë në listën e këngëve 100% Grandi Successi dhe vetë Ermali foli në emsioionin radiofonik të Anna Pettinelli dhe Sergio Friscia.

Kantautori nuk mund të mos e niste fjalën e tij duke kujtuar “Non mi avete fatto niente”, këngën me të cilën fitoi Sanremo në 2018-ën së bashku me Fabrizio Moro dhe që fatkeqësisht, si asnjëherë më parë, ka një tekst mjaft aktual.

“Ishte një gjë kaq e largët, por, në një formë tjetër, na kishte prekur në atë moment. Tani gjithçka duket si një ëndërr e keqe me dëshirën për ta harruar atë. Mendova se vetëm gjyshërit tanë mund të na tregonin për këtë dhe në vend të kësaj ne gjendemi sërish në një situatë shumë të rrezikshme”.

Më pas Ermali na tregoi se si lindi ideja e bashkëpunimit me Giuliano Sangiorgi për këngën e tij të re “Una cosa più grande”.

“Ju e premtuat këtë partneritet, apo jo?” pyeti Ana.

“Kemi disa vite që e duam këtë gjë, por është e vështirë të gjesh momentin sepse nuk duhet të duket si një gjë e detyruar; kishte këngën e duhur, ia propozova sikur të ishte lojë. Ai e pëlqeu menjëherë dhe shkroi një pjesë të këngës”. Anna theksoi se, potencialisht, kënga do të ishte perfekte edhe për Sanremon dhe më pas e pyeti Ermalin nëse e kishte menduar ta propozonte për Festivalin: “Në fakt jo, sepse një vit më parë kisha qenë atje dhe nuk e mendova këtë”.

Teksti flet për një lidhje të thellë mes të gjithëve, me pamundësinë për të bërë një jetë vetëm:

Lexo edhe :  "Nuk dua të ta jap librin". Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

“Përpjekja për të bërë një jetë vetëm është e pamundur: ne e kuptojmë çdo ditë e më shumë se gjithçka që na shqetëson, në një farë mënyre, ruhet nga të tjerët. Çdo lumturi e jona, çdo pakënaqësi e vogël, në realitet, ruhet nga dikush tjetër. Kënga shpreh pikërisht këtë: një lidhje të thellë që na bashkon të gjithëve”.

Burimi: www.rds.it

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV