Deputetja britanike ngre alarmin: Putin do bëjë në Ballkan të njëjtën gjë si në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja laburiste Fleur Anderson ka dhënë alarmin në Parlamentin e Britanisë së Madhe në lidhje me mundësinë e destabilizimit të Ballkanit nga ndikimi i Rusisë dhe prej Vladimir Putinit.

Sipas Anderson, Putin mund të përdorë levat e tij në rajon për të arritur qëllime të mbrapshta, ndërsa ajo tha qartësisht se qëllimet e Putinit në Ballkan janë të njëjta me ato të Ukrainë, ku ai është futur me tanke dhe po vret njerëz.

“Nëse ka ndonjë këtu që mendon se Putini nuk ka qëllime në Ballkan të ngjashme si ato në Ukrainë duhet ta mendojë sërish. Nëse mendoni se paqja nuk është aq lehtë e cenueshme duke marrë në konsideratë realitete si ai shteteve të Ballkanit dhe sidomos në Republika Serpska, atëherë duhet ta mendojë sërish këtë gjë. Dhuna në Ukrainë konfirmon se Putini ka qëllime të destabilizojë me të njëjtën formë edhe rajonin e Ballkanit”, tha ajo.

Deputetja kërkoi nga Parlamenti që të rrisë kapacitetet mbrojtëse të shteteve të Ballkanit për të mos rënë në kurthin e provokimeve ruse si edhe të vendosë sanksione ndaj kreut të Republika Srpska Milorad Dodik dhe pjesëtarëve të regjimit të tij.

“Britania e Madhe vijon që të mos ketë një strategji të mirëfilltë parandalimi të këtyre aktiviteteve. Ne duhet ta mendojmë seriozisht këtë duke rritur kapacitetet mbrojtëse të këtyre shteteve, por edhe duke aplikuar sanksione ndaj personave që duan destabilitetin e rajonit. Për shembull, në lidhje me Milorad Dodikun dhe pjesëtarët e regjimit të tij, ne duhet të shohim mundësinë e sanksioneve, ashtu siç kanë bërë SHBA-të”, tha ajo.

Milorad Dodik njihet si një ndër personat e Putinit në Ballkan, madje më shumë se edhe vetë Aleksandër Vuçiç. Serbia është ndër të paktat shtete që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë duke u ndarë kështu edhe nga vetë Bashkimi Evropian.

Lexo edhe :  Parashikimi për korrikun 2025, ‘Baba Vanga japoneze’ shkakton anulime masive udhëtimesh

Më herët, SHBA-të vunë sanksione ndaj Dodikut dhe pjesëtarëve të grupeve kriminale që e mbështesin atë duke përfshirë edhe personazhe serbe që aktivitetin e tyre e kanë në Kosovë.

Të fundit

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Çmenduria për finalen e Champions League, 40,000 tifozë të Interit pa bileta

Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit. Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë...

“Vjosa Osmani nën kërcënime serioze, shërbimet ruse dhe serbe…”

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Kol Krasniqi, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e fundit të bëra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa...

Lajme të tjera

Web TV