25 ditë luftë në Ukrainë, gjatë natës sirena alarmi për bombardime në gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ndodhet sot në ditën e 25- të që po bombardohet nga Rusia, ku numri i viktimave sa vjen dhe rritet. Rezistenca e Ukrainë ka sjellë ngërç te Moska e cila po reagon gjithmonë më ashpër duke e bërë konfliktin edhe më të përgjakshëm. Një ditë më parë Rusia përdori për herë të parë një raketë hipersonike që goditi një bazë ushtarake.

Gjatë natës alarmet për sulme e bombardime kanë rënë thuajse në të gjithë vendin, madje edhe në Lviv, 70 km larg kufirit të Polonisë dhe që aktualisht kosiderohe3t si një nga qytete më të sigurta në këtë situatë lufte. Përveç Kievit dhe Lvivit, rreziku i sulmeve ajrore ka filluar në rajonet e Odessa, Kharkiv, Zaporizhzhia, Sumy, Mykolaiv, Ternopil, Poltava, Kirovograd, Ivano-Frankivsk, Dnipropetrovsk, Rivne, Volinia, Cherkasy, Zhytomyr dhe Vinnytsia.

Kryeministri ukrainas Zelensky i kërkoi sërish Rusisë që të angazhohet për negociata dhe të takohet me Putin, ndërsa i bëri thirrje Kinës që të mbajë një qëndrim kundër agresionit të Rusisë.

Deri tani për shkak të luftimeve 3.3 milionë persona janë larguar nga vendi, ku më shumë se dy milionë ndodhen në Poloni.

Të fundit

Në turizëm, pasuri s’janë tullat dhe pishinat, por turisti që rikthehet

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po...

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Lajme të tjera

Web TV