“Putin e di që lufta fitohet me propagandë”/ Roberto Saviano: Tanqet “Z” janë kudo! (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Roberto Saviano ka publikuar pamje nga shpërndarja masive në ukrainë e tankeve me shkronjën Z, duke vënë në dukje edhe propagandën e madhe që Vladimir Putin po ushtron në luftë.

Sipas Savianos, Putin e di shumë mirë që lufta fitohet kryesisht me propagandë, duke i frikësuar të gjithë.

Ne pamë Z-të e para në tanket ruse të vendosura në kufirin me Ukrainën. Tani ato janë kudo ku propaganda ka zënë rrënjë, shfaqen në ueb dhe vishen si simbol i përkatësisë, përdoren si mesazh dhe si kërcënim ndaj heshtjes.

Mendoni vetëm për “Z-në” e vizatuar në derën e aktivistes Rita Flores, një mënyrë e neveritshme për të thënë: “Ju jeni vetëm, ne jemi shumë. Ju nuk i njihni fytyrat tona, ne e dimë se ku jetoni. Më mirë hesht”.

Për disa, si Kamil Galeev, “Z” do të ishte shkronja fillestare e “za pobedy” (për fitore), për të tjerët “zapad” (Perëndimi, drejtimi gjeografik dhe politik drejt të cilit synohet sulmi). Sido që të jetë, na bën të mendojmë se një germë e alfabetit latin përdoret si simbol i fitores për një vend që ka një alfabet tjetër… Putini e di shumë mirë që lufta fitohet kryesisht me propagandë, duke i frikësuar të gjithë. Për këtë mesazhi duhet të jetë i kuptueshëm nga të gjithë.

Ne gjithmonë u kushtojmë vëmendje simboleve, ato janë një thjeshtësim i mesazheve politike shumë më komplekse, ato reduktojnë gjithçka në një format që ju lejon të merrni një pozicion jokritik, të ndiheni pjesë e një mase të fortë, t’i aprovoni veprimet e një diktatori.

Të fundit

Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin, si është marrëdhënia e tyre sot?

Pas aventurës në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj...

Filmi “Elio”, udhërrëfyesi galaktik i Pixar-it, plot humor dhe ndjeshmëri

Rikthime në stilin e Spielberg-ut dhe një alien i zjarrtë e i orientuar nga marrëveshjet janë mes elementëve të njohur në animacionin më të...

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mendon që Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur për një sulm ndaj Iranit. “Shpresoj...

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit po i pret kokën udhëheqësve...

Edward Snowden – Historia e njeriut që tronditi botën e survejimit

Karriera e hershme Edward Joseph Snowden lindi më 21 qershor 1983 në Elizabeth City, North Carolina, SHBA. Ai u rrit në një familje me lidhje...

Lajme të tjera

Web TV