Zv.ministrja e Bujqësisë qetëson konsumatorët: Nuk ka pula të infektuara që shiten në treg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv, ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka qetësuar konsumatorët sot duke iu thënë se qytetarët nuk duhet të ketë frikë nga gripi i shpendëve, pasi nuk ka pula të infektuara në treg.

Ajo theksoi se shqetësimi kryesor është ai i humbjes se tufës së shpendëve.

“AKU është në terren, është në zbatim të planit të tij, është tërhequr partia e vezëve nga tregu, për të dhënë garanci për konsumatorin. Nuk bëhet fjalë që të ketë pula të infektuara në treg, nuk ka problematika të tilla”, tha Gjeci.

Gjeçi tha se 340 mijë shpendë kanë ngordhur deri tani.
“Ka nisur procesi i asgjësimit të shpendëve. Rreth 120 mijë shpendë po asgjësohen. Është siguruar baza materiale mbrojtëse. Vijon monitorimi në terren.
Fokusi, të shpëtojmë tufën e shpendëve. Nuk ka asnjë panik për konsumatorin. Gripi nuk transmetohet te njerëzit. Protokollet përcaktojnë eliminimin e shpendëve”, tha Gjeci.

 

 

DEKLARATA E PLOTË
Bëjmë me dije publikun se në vijim të zbatimit të Urdhrit “Për miratimin e planit të kontigjencës së sëmundjes së influencës aviare”, po respektohet dhe po zbatohet me përpikëri çdo pikë e këtij plani.

Vijon procesi i eliminimet të shpendëve të sëmurë e asgjësimi i tyre në njësitë e konfirmuara të prodhimit nga laboratori i referencës ISUV për prani të influencës aviare.
Deri tani kanë ngordhur rreth 340 mijë (338426) shpendë. Procesi i groposjes vazhdon me ritme të shpejta brenda rregullave dhe konform legjislacionit në fuqi. Procesi është dinamik dhe lëviz në varësi të rasteve të reja.

Gjithashtu, ka nisur procesi i asgjësimit edhe i 120 mijë shpendëve të cilët ndodhen në të njëjtat kapanone dhe bateri për të shmangur çdo rrezik të mundshëm duke ndjekur planin e kontigjencës.

Lexo edhe :  "Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta", Rama publikon pamjet

Aktualisht:
• po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës,
• po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes,
• po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës,
• është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët.
Vijon monitorimi i terrenit në të gjithë Shqipërinë si në pikat e inspektimit kufitar, në bazë të planit të kontigjencës, ashtu edhe në përmbushje të mobilizimit për monitorim dhe kontroll për garantimin e sigurisë ushqimore për produktet e nxjerra në treg. Shërbimi veterinar rajonal është prezent cdo ditë në komplekse duke mbikqyrur në mënyrë rigoroze zbatimin e masave të biosigurisë dhe dizinfektimin e mjeteve të transportit. Shërbimi veterinar po kryen dhe survejance sindromike në të gjithë fermat që mbarështojnë shpendë si dhe po marrin kampione në të gjithë kapanonet e subjektit për të vërtetuar praninë ose mungesën e sëmundjeve.
Fermat që konstatojnë problematika për shpendë të ngordhur në fermë, veçse duhet të bëjnë karantinim të menjëhershëm për shmangie përhapjeje, duhet të kontaktojnë Shërbimin Veterinar nëpërmjet numrit të gjelbër 0800 3366.
Jemi në gatishmëri dhe bëjmë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në terren me një plan veprimi të fokusuar tek shpendaria në njësitë tregtare dhe gjithë zinxhirin ushqimor për të garantuar gjithë produktet dhe nënproduktet me origjinë shpendore.

Të fundit

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

Lajme të tjera

Web TV