Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë me dije se afganët e nisur nga Shqipëria kanë mbërritur në SHBA. Me një postim në Twitter, Blinken ka falenderuar Shqipërinë, ministren e Jashtme për pritjen e tyre si mysafirë.
“I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për Ministren e Jashtëm @xhacka_olta dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë.” shkruan ai.