Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ikin afganët nga Shqipëria, gati të presim Ukrainasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avionë me afganët e parë është nisur nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qytetarët afganë janë përcjellë nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim.Ndërkohë për shkak të luftës në Ukrainë vendi ynë ka shprehur gatishmërinë për të pritur emigrantët që i ikin luftës.

Që prej 27 të gushtit të vitit të kaluar, Shqipëria hapi dyert për të pritur afganistanët të cilët u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre për shkak të luftës. Pas disa musjh qëndrim në vendin tonë, një pjesë e qytetarëve afganë janë larguar dje në drejtim të SHBA=ve. Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë një kolazh fotosh nga një grup refugjatësh afgan të strehuar në Shqipëri, e që tanimë janë nisur për në SHBA, ku pritet të nisin në jetë të re. Në postimin e Ambasadës thuhet se Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët para nisjes dhe i përgëzuan për kurajon e tyre, ndërsa tregojnë edhe mesazhin e Kim, që thotë se populli shqiptar i tregoi botës edhe njëherë traditën e “besës”. “Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre. Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, shkuan Yuri Kim në faqen zyrtare të Ambasdës Amerikane. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka së bashku me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim kanë qenë në Rinas për të përcjellë 212 qytetarë afganë drejt SHBA-ve. “Në Rinas, bashkë me Ambasadoren Yuri Kim, në ceremoninë e përcjelljes drejt SHBA të 212 qytetarëve afganë. Bashkë me 2 400 bashkëkombas të tjerë, ata i ikën luftës dhe për muaj të tërë u mikpritën në Shqipëri”, shkruan ministrja Xhaçka. Ajo shprehu gjithashtu trishtim për largimin e tyre. “Sot miqtë tanë po ikin. Shpresoj që ju të keni gjithmonë një kujtim të mirë për këtë vend, për Shqipërinë, për njerëzit e saj dhe që në të ardhmen do të ktheheni të na vizitoni dhe ne me të vërtetë e presim atë ditë, por gjithashtu besoj shumë se ky operacion, evakuimet dhe strehimi juaj, nuk ju ndihmoi vetëm ju, besoj fort se na ka ndihmuar edhe neve. E kam pasur këtë bisedë me shumë nga njerëzit që u përfshinë dhe që e bënë të mundur këtë, që nga ambasada amerikane, apo njerëz që kanë ardhur këtu për t’ju asistuar, ndihmuar, se ky operacion na ka bërë të gjithëve njerëz më të mirë”, tha Xhaçka. Ajo theksoi se ky operacion na ka afruar edhe më shumë ne dhe miqtë tanë amerikanë, partnerët tanë amerikanë. “Njerëz si Ambasadorja Yuri Kim, Keith dhe bashkëpunëtorët e tyre që kanë punuar pa u lodhur për të realizuar pikërisht këtë moment këtu. Ka qenë një nder për ne që të ndihmojmë partnerët tanë në kohën e tyre të nevojës dhe jam e sigurt se aleanca dhe miqësia jonë vetëm sa do të forcohet dhe ka hyrë në një fazë të re ose në një fazë të re për shkak të këtij operacioni. Kështu që nuk dua të marr shumë nga koha juaj. E di që jeni të paduruar për t’u nisur dhe se keni një udhëtim të gjatë përpara. Dua vetëm t’ju uroj më të mirat në jetën tuaj të re. Ka qenë kënaqësi dhe nder t’ju prisja, t’ju njihja dhe me të vërtetë ju uroj një udhëtim të sigurt drejt një jete dhe të ardhme shumë më të mirë për ju dhe familjet tuaja”, tha ajo.

Të fundit

Hakërrimi ndaj Altin Dumanit na tregon kush ka drejtuar Shqipërinë

Nga Mero Baze Gjithë përpjekja për të mbajtur në këmbë moralin e Ilir Metës dhe Sali Berishës është kërcënimi për...

Protesta e opozitës para bashkisë/ Tiranë, bllokime të disa segmenteve rrugore

Disa segmente rrugore do të bllokohen në Tiranë, për shkak të protestës që do të mbajë opozita para bashkisë, në orën 11:00. Policia njofton se...

Parashikimi i gazetarit për Metën: Do ketë non-grata të tjera

Analisti Poli Hoxha paralajmëroi në Frontline se do të ketë së shpejti dhe non grata të reja duke aluduar për Ilir Metën tani që...

Fushata e Trump në muajin tetor, nuk do ta besoni sa milionë dollarë ka dhuruar Elon Musk

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk deri më tani ka dhuruar rreth 119 milionë dollarë në total për të mbështetur fushatën zgjedhore presidenciale të republikanit...

Kylie Jenner flet për shkëputjen nga shoqja e saj e ngushtë: Më bëri të rritesha

Ylli televiziv, Kylie Jenner ka folur për prishjen e miqësisë së saj me Jordyn Woods, e cila u largua nga familja Kardashian pasi u...

Lajme të tjera

Web TV