Broja në sulm, debuton Asllani/ Reja projekton formacionin anti-Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja është grumbulluar në Spanjë për dy ndeshjet e marsit. Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka nisur që sot punën konkrete për të ideuar skuadrën që do të hedhë në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Spanjës që do luhet më 26 mars. Në fakt, trajneri nuk ka shumë dyshime në këtë moment, pasi zgjedhjet e tij janë thuajse të përcaktuara nga forma që po kalojnë lojtarët.

Në stërvitjen e sotme ai ka filluar të ndërtojë formacionin që do të zbresë nga minuta e parë në fushë në stadiumin e Espanjolit këtë të shtunë. Porta parashikohet të ketë Strakoshën titullar, me treshen “italiane” të përbërë nga Gjimshiti, Kumbulla e Ismajli para tij. Në krahë, Hysaj dhe Balliu kanë qenë mes titullarëve në stërvitjen e sotme, me futbollistin e Lacios të zhvendosur në të majtë.

Sa i përket mesfushës, vetëm Bare ka qenë pika e zakonshme fikse në rreshtim. Përkrah tij Reja ka vendosur debutuesin Asllani, ndërsa i ka besuar për momentin një fanellë titullari Qazim Laçit i cili po bën mjaft mirë në Francë. Në sulm, nuk ka dyshime për Brojën, i cili parashikohet ta nisë duelin titullar dhe është testuar sot si i tillë, me Uzunin përkrah tij.

Formacioni (5-3-2)

Strakosha Balliu, Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj Laçi, Asllani, Bare Uzuni, Broja

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV