Braçe “ja numëron” në sy Berishës: Duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist, Erion Braçe i është kundërpërgjigjur Sali Berishës gjatë fjalës së tij në Kuvend, në mocionin e thirrur nga Opozita për rritjen e çmimeve.

Braçe tha se ish-kryeministrit sot nuk i takon të flasë, pasi sipas tij, në këto 30 vite ai i ka sjell vendit vetëm të këqija, të cilat ai i ka renditur në Foltoren e Kuvendit.

“Kisha fjalë për diçka, por kur dëgjoj Berishën me të njëjtin fjalim si 30 vitet e më para, të takon të flasësh, akuzosh edhe dënosh siç bën këtu, po kur ke bërë vetëm keq për 30 vite dhe të mos pendohesh asnjë minutë, duhet ta qepësh.

Privatizimi i OSSH ishte goditja më e madhe në energji, shoqëruar me ndryshim të planit të zhvillimit, rritja artificiale e çmimit të energjisë, investime në dëm të qytetarëve dhe rritje të çmimit të energjisë. Ndërtove një rrjet menaxhimi të borxheve për të pasuruar mbështetësin tënd politike dhe për të favorizuar oligarkët që të financojnë dhe sot prandaj s’ua përmend emrin, të privatizosh naftën dhe gazit, duhet ta qepësh se marrëveshjen e hidrokarbureve në Patos Marinë e ke nënshkruar ti dhe e ke ndryshuar vetë në dëm të qytetarëve, edhe atë të gazit, në dëm të qytetarëve, të ndryshosh sistemin fiskal në dëm të tatim fitimi që edhe sot nuk paguhet, e ke bërë vete. Privatizimin e dështuar të Albpetrol dhe more lesh, të privatizosh ARMO duke e shkatërruar prodhimin e naftës te një bandit që endet rrugëve me paratë që bëri këtu. Duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë”,- tha Braçe.

Të fundit

FMN: Ngrihen parametrat e rritjes ekonomike për vitet 2025 e 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar një rritje më të fortë ekonomike globale se parashikimi i bërë në prill, pjesërisht...

SPAK i sekuestroi celularin, Kushtetuesja i jep të drejtë Onejda Ymerit: U cenua liria

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e...

Bandat vjedhin ndihmat në Gaza, nuk shpërndahen tek palestinezët

Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave në enklave për të...

Blendi Kajsiu: Diktatura liberale e Edi Ramës

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si respekt për procedurën, për liritë...

Kodi i ri Penal, kryeprokurori: Zgjerohen veprat e rrezikshme

Drafti i ndryshimeve në Kodin Penal është pritur me kritika nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Përmes një reagimi shpërndarë mediave ai e cilëson...

Lajme të tjera

Web TV