E quajti ‘skizofrene’/ Ervin Salianji dënohet për fyerje ndaj Evi Kokalarit, ja shuma që do të paguajë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Salianji është dënuar me 50000 lekë gjobë për fyerje ndaj Evi Kokalarit.

Deputeti demokrat, gjatë një interviste televizive, e cilësoi aktivisten si ‘skizofrene’ dhe njeri pa përfaqësim.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.”, shprehej asokohe Salianji.

Evi Kokalari e paditi atë për shpifje por gjykata e hodhi poshtë këtë akuzë duke e dënuar deputetin vetëm për fyerje.

Këtë të premte gjykata e ka shpallur fajtor për fyerje deputetin. Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar dhe Kokalari e cila shkruan se i është mirënjohëse trupës gjykuese ndërsa paralajmëron figurat politike mos të bëjnë sulme të tilla që tejkalojnë çdo normë.

 

Të fundit

‘Tërmet’ në Nestle, CEO i kompanisë shkarkohet për një lidhje sekrete me punonjësen e tij

Tërmet në shtëpinë e Nestlè. Drejtori ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe zvicerane agro-ushqimore, 63-vjeçari francez Laurent Freixe, u shkarkua pas vetëm...

“The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

Revista TIME ka publikuar këtë fundjavë edicionin e tretë të listës vjetore TIME100 AI, një pasqyrë e njerëzve më me ndikim në fushën e...

Kryeministri i Kroacisë paralajmëron: Serbia në prag të luftës civile

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile. Gjatë një diskutimi në panel të liderëve në Forumin...

Sot i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit/ Regjisori do të prehet në vendlindje

Sot regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij. Homazhet do të mbahen në...

Anglia “ngrin” bashkimet familjare! Refugjatët përballen me kërkesa të reja

Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit, veçanërisht pranë hoteleve ku strehohen azilkërkues.Në këtë klimë të...

Lajme të tjera

Web TV