“Vendimi i sotëm i Gjykatës nuk ndryshon asgjë”, Alibeaj: Ankimojmë dhe kallëzojmë penalisht gjyqtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj deklaroi se deri sa të flasë gjykata, pas ankimimit dhe kallëzimit penal mbi vendimin e sotëm, institucionet e PD-së janë këto ekzistuesit. Në konferencën për media, Alibeaj tha se bashkimi i demokratëve kalon nga një akti i vetëm, simetrik, siç ndodhi me zotin Basha, të ndodhë dhe me zotin Berisha.

“Për shkak dhe të profesionit tim si juristi, kjo kultura e të respektuarit të ligjit, vendimi i sotëm nuk ndryshon asgjë rreth ekzistencës, relevancës së institucioneve të PD-së. Kur gjykata të flasë në fund, pasi ne të bëjmë ankimin përkatës dhe bashkë me të kallëzimin penal, institucionet e PD-së janë këto që janë. Unë jam në këtë karrige si një nga nënkryetarët e PD-së, si kryetar i grupit parlamentar dhe do të respektoj deri në fund vullnetin e demokratëve të mishëruar tek statuti. Unë besoj se isha i qartë në qëndrimin politik. PD-ja, demokratët pas 30 viteve nuk mund të synojnë jo vetëm për logjikë dhe për eksperiencë, dhe si nevojë e kohës të synojnë të ardhmen duke parë nga e shkuara. Nuk mund të synojnë të ardhmen duke pasur përballë, kundër SHBA-të dhe vlerat e demokracisë në fakt.

Besoj kemi qenë të qartë, ajo që është oferta jonë, se cila është rruga që mund të shkojmë drejt bashkimit. Kërkesa jonë ka qenë e qartë, grupi parlamentar, së bashku me deputetët e pezulluar të mund të diskutojmë për bashkimin. Bashkimi kalon nga një akt i vetëm, një akt simetrik, siç ndodhi me zotin Basha, të ndodhë dhe me zotin Berisha”, deklaroi Berisha.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV