I shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, ekstradohet nga Italia 47-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gerti Selimaj, 47-vjeç banues në Vlorë është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

47-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hasho,.

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur në 1998 në lagjen “Pavarësia”, të këtij qyteti.

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, në Vlorë.

Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët italianë, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

G.S., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”.

Rrethanat e ngjarjes:

Në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shtetasi G. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllezërit B. H. dhe E. H., të cilët për pasojë kanë humbur jetën.

Pas ekstradimit në Shqipëri, Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, në zbatim të vendimit penal për masën e sigurisë, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datën 09.02.2021.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV