PS-ja e Shkodrës pa kryetar, baza i lutet Ramës: Emëro Luan Harushën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistët e Shkodrës nuk pranojnë më situatën e krijuar prej muajsh brenda radhëve të selisë rozë, ku që prej shtatorit nuk ka një kryetar të kësaj force politike. Nisur nga kjo situatë, Asambleja e Partisë Socialiste të rrethit, në një shkresë zyrtare i është drejtuar Kryesisë së PS, kreut të saj, Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla, ku mësohet se kërkojnë caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të PS-së deri në zgjedhjet e ardhshme.

Propozimi për një emër të tillë në krye të PS-së së Shkodrës është firmosur nga 27 anëtarë të këshillit bashkiak të grupit të PS-së dhe 120 anëtarë te Asamblesë të Partisë Socialistë në Bashkinë Shkodër. Ato e kanë bazuar këtë emër, në angazhimin e tij në fushatat zgjedhore të PS dhe rezultat pozitive në Bashkinë Shkodër.

Ka qenë një shkresë që është vënë në dispozicion të medieve orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në të cilën përcaktohet edhe neni në të cilin janë mbështetur për të bërë kërkesën. PS e Shkodrës është pa një kryetar, ndërkohe që tashmë kërkesa e socialistëve të Shkodrës pret një përgjigje konkrete nga lidershipi i PS-së për propozimin e ardhur nga baza të cilët kërkojnë Luan Harushën si drejtues të PS-së, Shkodër. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV