Autobusi i “Tiranës së Re” përplaset me makinën e Rrugores, plagosen 3 gra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmendurisë së të rinjve kur udhëtojnë me makina i bashkohen pa asnjë frikë edhe shoferët e mjeteve të transportit publik. E jo larg tyre mbeten edhe ata që duhet të kujdesen në fakt për lëvizjet në rrugë; policia rrugore. Ditën e sotme, vetëm pak çaste më parë, vetëm fati i ka shpëtuar udhëtarët e një linje urbane në Tirana po u aksidentuar të gjithë.

Është vetë policia e Tiranës që jep të dhënat e përplasjes fatale mes një autobusi urban dhe një makine të policisë rrugore në mëngjes, kur fluksi i njerëzve për të shkuar në punë është i madh. Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25, ku autobusi i linjës “Tirana e Re” është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore.

“Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe”- thuhet në njoftimin e bluve të Tiranës. Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV