Zvicra s`ka mëshirë për shqiptarin, burg përjetë për një aksident!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri nga Kosova është dënuar me burg përjetë pasi aksidentoi për vdekje një grua në Zvicër teksa bënte gara me makinë. Prokurori publik në procesin që u zhvillua dje në Gjykatën e Landit në Kleve, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, për shkaktarin 22-vjeçar të aksidentit, shtetas i Kosovës. Edhe trupi gjykues e ka pranuar qëndrimin e prokurorisë, duke i shqiptuar personit të akuzuar dënimin me burg të përjetshëm!

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria kishte kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale. Por, gjykata e ka dënuar atë me 3.9 vite burg. Prokurori kishte kërkuar vetëm 2 vjet me kusht!

Shtetasi nga Kosova dhe ai gjerman, në prillin e një viti më parë kishin zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe 600 kf. 22-vjeçari kosovar u përplas me makinën e vogël të një gruaje. 43-vjeçarja u katapultua jashtë makinës dhe ndërroi jetë pas tri ditësh. Sipas ekspertizës, makina, shkaktare e aksidentit kishte zhvilluar shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.

Gjykatësit ishin të bindur se shqiptari dhe gjermani kanë zhvilluar garë me makina në Moers pranë Duisburg në prillin e kaluar. Bëhet fjalë për makina të fuqishme, që ata i ngisnin në një zonë banimi. Të dy të akuzuarit e kanë pranuar këtë në gjykim.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë, përcjell. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij në sallën e gjyqit ai ka thënë: “Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur”. Por në lidhje me shtetasin shqiptar i cili vetëm 22 vjeç do të mbyllet përjetë në qeli, nuk dihet se çfarë mbrojtjeje ka bërë avokati i tij personal. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  E zuri poshtë muri rrethues/ E mitura po luante në oborrin e shtëpisë (Detajet)

 

 

Të fundit

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut...

“Fitoi Shqipëria Europiane 2030!” Olta Xhaçka reagon pas fitores me rezultat të ngushtë

Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të...

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë të grupit ishin ndaluar më...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

VIDEO: Trazira në burgun e Korfuzit me shqiptarë, të burgosurit u vënë flakë dyshekëve

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin...

Lajme të tjera

Web TV