Kriminel lind apo bëhesh? Ja çfarë thonë studiuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim së fundmi ka zbuluar se kriminelët kanë një strukturë anormale të trurit dhe shfaqin sjellje agresive që nga fëmijëria e hershme.

Skanimet e trurit të pothuajse 7,000 njerëzve të moshës 45 vjeç u analizuan – një e treta kishte një histori të sjelljes antisociale dhe përplasjeve fizike.

Ekspertët e konsideruan këtë studim si të rëndësishëm pasi sipas tyre kjo ishte një mënyrë e mirë për t’i kuptuar kriminelët dhe për të parandaluar krimin.

Studimi i udhëhequr nga “University College London” u botua në “The Lancet” dhe përdori të dhëna nga një grup prej 672 personash në Zelandën e Re.

Niveli i sjelljes antisociale të pjesëmarrësve ishte matur çdo dy vjet nga mosha shtatë deri në 26 vjeç duke përdorur vetë-raportim dhe raporte nga prindërit, kujdestarët dhe mësuesit.

Një total prej 151 kishin sjellje antisociale të adoleshencës dhe 441 nuk kishin histori sjelljeje të vazhdueshme antisociale.

Studiuesit thanë se këto gjetje kanë implikime në mënyrën sesi sistemi i drejtësisë penale trajton shkelësit e mitur.

Ata që kryejnë krime gjatë gjithë jetës mund të kenë tru më të vogël pasi konsumojnë drogë, pinë duhan, vuajnë nga një shëndet i dobët mendor dhe e kanë koefiçentin e inteligjencës më të ulët./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV