Shuplakë aktorit gjatë çmimeve “Oscar”, Will Smith: Jam i turpëruar, sjellja ime e papranueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shuplakës që i dha aktorit Chris Rock, që ishte dje kryefjala e showbizit, Will Smith ka thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë publikisht pas incidentit gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Përmes një mesazhi në Instagram, Smith e quajti sjelljen e tij “të papranueshme dhe të pafalshme”.

“Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës sime, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Unë gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë me dashuri dhe mirësi. Dhuna në të gjitha format është helmuese dhe shkatërruese. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne,” shkroi në mesazh aktori i njohur.

Të fundit

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Rritje rekord e shpenzimeve për mbrojtjen, vendet e BE-së shpenzuan 343 miliardë euro

Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes në të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian arritën një shifër të paprecedentë prej 343 miliardë eurosh, një...

A do të ketë dallime në çmimet e energjisë në Gjermani?

Konsumatorët e energjisë elektrike në Gjermani po përballen me shumë probleme. Ndërsa koalicioni qeverisës në Berlin po përballet me një tjetër sprovë të re. Arsyeja: e...

‘Tërmet’ në Nestle, CEO i kompanisë shkarkohet për një lidhje sekrete me punonjësen e tij

Tërmet në shtëpinë e Nestlè. Drejtori ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe zvicerane agro-ushqimore, 63-vjeçari francez Laurent Freixe, u shkarkua pas vetëm një viti në detyrë për...

Lajme të tjera

Web TV