Starton Champions! Sonte Europa do të shohë dy përballje spektakolare; kampionët në fuqi do të përballen me “makinerinë” e rëndë spanjolle, ndërkohë që do të ndeshen, pse jo, dy prej trajnerëve më të veçantë të këtij sporti. E ndërsa Jurgen Klopp do të ketë në formacion yllin e tij, Diego Simeone do të bëjë pa dyshen fantastike të të rinjve Felix- Trippier!
Kështu do të startoje faza e 1/8 me dy superpërballjet Atletico Madrid-Liverpool dhe Dortmund–PSG. Liverpooli vjen në “Ëanda Metropolitano” me formacion të plotë dhe në formën më të mirë të mundshme. Mane është rikuperuar plotësisht dhe do jetë titullar së bashku me Salah e Firmino. Simeone dhe Klopp përballen për herë të parë mes tyre dhe gjermani vlerëson kundërshtarët:”Atletico është si një makinë dhe të përballesh me ta është gjëja më e vështirë për një lojtar”.
Ndërsa një spektakël i vërtetë pritet edhe në ndeshjen tjetër; Dortmund-PSG! Dy skuadra të mbushura me talente dhe yje përballen për një vijim të mëtejshëm në Champions, ndërkohë gjermanët duket se kanë bërë goditjen më të fortë në merkaton e janarit teksa rrëmbyen djaloshin e artë Arling Haaland! Pa Reus, trajneri i “Hirushes” së Europës do t`ia besojë sulmin pikërisht 19 vjeçarit, ndërsa përballë tij do të jenë treshja më efikase e sulmit në botë me Neymar, Mbappe dhe Icardi!
E ndërsa në takimin mes gjermanëve dhe francezëve, këta të fundit shihen si favoritë, megjithatë është një përballje mjaft e vështirë për kampionët e Francës! Dortmund është një skuadër e shpejtë, e bashkuar dhe pa një lojtar kryesor, e për pasojë mbrojtja e PSG-së do të përballet me një mori lojtarësh që vijnë nga thellësia e mbrojtjes për të shënuar. n.k/Fjala.al/