Tmerri i Abramovich kur i filluan simptomat e helmimit, pyeti mjekun: A po vdes?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oligarku rus Roman Abramovich u helmua me një lëndë kimike të Luftës së Parë Botërore, kloropicrinë ose një dozë të vogël Novitsok, thonë ekspertët dhe theksojnë se ajo jep pothuajse të gjitha simptomat që shfaqi ai dhe negociatorët e tjerë.

“A po vdes?” thuhet se pyeti menjëherë mjekun pasi filluan shenjat e para të helmimit, raportoi New York Times, duke cituar një burim në vendin e ngjarjes.

Sipas një analize të re, Abramovich u helmua me kloropicrinë të Luftës së Parë Botërore, një substancë toksike që ishte përdorur më parë si armë kimike ose me një dozë të ulët të Novichok. Sa më sipër është mbështetur nga gazetari bullgar Kristo Grozev, i cili ka kryer një hetim për ngjarjen tronditëse. Sipas tij, një grup ekspertësh ranë dakord se substanca që ka shumë të ngjarë të ketë shkaktuar simptomat e helmimit të oligarkut rus është kloropicrin, një armë kimike e Luftës së Parë Botërore.

Në një intervistë të re në rusisht në kanalin e njohur YouTube Popular Politics, Grozev tha se kloropicrin tregoi shpjegimin më të mundshëm për ekspertët që kontaktuan viktimat, studiuan fotografitë e tyre dhe kryen kërkimin e tyre.

“Të gjithë u thanë se nuk ishte rastësi, se nuk ishte helmim nga ushqimi apo alergji. Ata treguan për këtë substancë [kloropicrinë] dhe agjentë të tjerë që ishin përdorur si armë kimike.”-tha gazetari, megjithatë, të gjithë kanë theksuar se e vetmja mënyrë për të konfirmuar se cili faktor është përdorur do të ishte dërgimi i këtyre personave në një laborator me pajisje përkatëse, apo dërgimi i gjakut të tyre atje. Siç shpjegoi Grozev, nuk ishte e mundur që Abramovich dhe viktimat e tjera t’i nënshtroheshin ekzaminimeve të plota që mund të konfirmonin shkakun e helmimit.

Lexo edhe :  Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

“E vetmja pikë e dobët e këtij rasti ishte se kloropicrina zakonisht lëshon një erë mjaft të fortë, që do të thotë se është e vështirë të administrohet pa u vënë re. Megjithatë, një nga ekspertët tha se janë zhvilluar edhe “versione” pa erë të substancës. Një substancë tjetër e sugjeruar nga një specialist me njohuri të thella të temës është Novitsok, i cili në një dozë të vogël mund të shkaktojë të njëjtat simptoma”, thekson gazetari.

Kujtohet se agjenti neurotoksik Novitsok helmoi ish-agjentin e dyfishtë të GRU-së, Sergei Skripal, në shtëpinë e tij në Salisbury të Anglisë, ndërsa e njëjta substancë është përdorur edhe kundër armikut të Putinit, Alexei Navalny. Aktivisti rus iu nënshtrua trajtimit të shpëtimit në Gjermani dhe pas shërimit u kthye në Rusi, ku u burgos.

Sipas tij, rrethanat e veçanta në të cilat janë sëmurë këta persona kanë ndikuar në përfundimin e çështjes, pasi në të kundërtën rrethanat e tjera do të ishin hetuar siç duhet, por në këtë rast palët i kanë dhënë përparësi negociatave për paqen dhe jo mbrojtjes së saj.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV